Ave Maria, gratia plena / Poezi nga Fahredin Shehu

Poezi nga Fahredin Shehu

 

Ave Maria, gratia plena

Mes tokës, qiellit dhe yjësish
dhe fjalëve të diellit dhe fjalëve
të tokës, kudo, drita jote
ngrohte edhe qoshet më të fshehura
të turpit tonë të shkapërderdhur

Mes trupit, shpirtit dhe çdogjësë
së mesme, fytyra jote Merjem
ngrohte esencën e krijimit

Në ajrin e rralluar të frymës
këndova: Ave Maria, gratia plena

Në korridoret e përflakura të shpirtit
tim rri tempulli i jetës së përtejme
aty në udhët e yjësisë së paemërtuar
më bartën entitetet e qiellit të largët
shumë të largët
që të kthehem vetëm për të shkruar
edhenjëherë pas heshtjes që zgjati
me vite drite.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s