Kalendari poetik: Aldo Fabrizi (1905-1990) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Aldo Fabrizi

Kalendari poetik: Aldo Fabrizi (1905-1990)

Sot, më 1 nëntor, mbushen 114 vite nga data kur u lind në Romë Aldo Fabrizi, aktor, regjisor, skenarist, producent e poet italian. Aktor shumëplanësh, shkëlqeu si në role komike dhe dramatike. Bashkë me Alberto Sordin, Anna Magnani-n etj., paraqiti thelbin e shoqërisë romane ndër vite. Familja e tij nuk qe në gjendje të mirë ekonomike; nëna e tij kishte një tezgë ku shiste fruta perime dhe i ati e la jetim kur Aldo ishte 11 vjeç. Gjithsesi asgjë nuk pengoi talentin e tij të shpërthente, bëri gjithfarlloj punësh edhe karrocier, 23 vjeç botoi përmbledhjen e parë poetike, kurse si aktor shkëlqeu në rolin e priftit në filmin “Roma città aperta” të Roberto Rossellini-t.
Ja shqipërimi im në përvjetorin e artistit kryeqytetas italian:

DEMBELAT E KRYQYTETIT

Sot për kryqytetsin po ju gallxoj:
Përto me fol, e shumta qi mun t’boj,
Sa tun içik kaptinën me thon “Jo!”
Bo vaki myll syt, ta dijsh, t’ka thon “Po.”

Jep xhevap m’telefon, thot vetëm “po…”
Kur do m’i thirr nanjonit, gërthet: “O!”
Amo’, ta boni me dor ate “O”-n,
Mo mir hik, mgjo mu, se nuk ke dermon.

Amo po lujti dorën, prap me “O”,
Veji men, e ul, e ngren dy-tri her’,
Me bast e vejm sa t’dush, ka thy naj gjo.

Nolt posht kta jon, i miri ne i keqi,
Por jon dembela, kur u vejn naj taks t’re,
Vetëm thojn’ nëpër dhom’: “…kta i hongërt dreqi!”

 

©Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s