Ftesë – Toena – Promovimi i vëllimit poetik “Tingulli i Heshtjes” të autorit Ardi Omeri
Ju ftoj në promovimin e vëllimit poetik “Tingulli i Heshtjes” , të autorit Ardi Omeri
ditën e Shtunë, 16 Nëntor, ora 17:00
në stendën e Botimeve Toena,
në Pallatin e Kongreseve.
Ardi Omeri
Muzika e tingullit të heshtjes “Një vashëzë e njomë, e çelur si trëndafil, nuk ka kurrfarë nevoje t’i lyejë me të kuq faqet e saj…”. Këtë e ka shkruar Mopasani në kryeveprën e tij “E kuqja dhe e zeza”. Për analogji do të thosha, se një libër i bukur me poezi, nuk ka kurrfarë nevoje për parathënie. Para disa ditësh më ra në dorë një vëllim poetik. Ajo që më bëri përshtypje në kopertinën e librit (të cilit nuk ia mbaj mend titullin), ishte fakti që qe shkruar me germa të mëdha, sa gjysma e kopertinës “Parathënie nga Dritëro Agolli”. Emri i autorit (të cilin nuk e mbaj mend), qe shkruar me germa “mikroskopike” lart në një cep të kopertinës. E lexova parathënien e Dritëroit dhe menjëherë e kuptova, se qe parathënie për një mik që i kish zënë derën e nuk ia prishte dot. Parathënia në fjalë, kishte plot fjalë të bukura, por nuk thoshte asgjë. Në çast e kuptova se kishim të bënim me një libër të dobët dhe u binda për këtë kur lexova katër apo pesë poezi. Karremi për të lexuar atë libër qe parathënia e Dritëroit, por ajo nuk i kish shtuar asnjë vlerë minimale atij libri. Dhe unë e kam mik e shok autorin e librit “Tingulli i heshtjes”, por jam në pozita komode, pasi nuk kam nevojë të sforcohem, se poezitë janë të bukura dhe shumë të bukura. Ardi Omeri vjen tek ky libër i ri më i pjekur, më i sigurt, më poetik, më melodioz, më i qartë në misionin e tij fisnik. “Tingulli i heshtjes” i Ardi Omerit është një heshtje që flet, një heshtje gjithë muzikë, si qetësia sublime e detit para stuhisë. “Tingulli i heshtjes” është një sprovë e sukseshme në harmonizimin e klasikes me modernen. Si i tillë ai është tërheqës, si për dashamirësit e vargut klasik, ashtu edhe për dashamirësit e vargut modern. Nuk dua të zbuloj asnjë kuriozitet dhe të shuaj asnjë kureshtje, por mund të zbuloj një sekret të vogël. Libri flet njëqind për qind për dashurinë, për të gjitha llojet e dashurive. Idea e poetit është se dashuria është kudo, por prapë nuk mjafton. Se dashuria s’ka kufij, nuk mbaron, por prapë nuk mjafton. Sot ju nuk keni në dorë thjesht një libër, por një kartolinë të bukur dashurie, nga poeti më shumë se i talentuar Ardi Omeri.
Arben Duka
Irena Toçi
Drejtore e përgjithshme
Botimet Toena
Rruga “M. Gjollesha”
K.P. 1420
Tirane – Albania
Tel. ++355 422 40 116
Cel. ++355 68 20 677 11
botimet.toena@gmail.com
redaksia@toena.com.al
irena.toci@gmail.com
www.toena.com.al
www.facebook.com/botimet.toena
https://twitter.com/TOENABOTIME1
www.instagram.com/botimet_toena