Do të kthehem / Poezi nga Flora Meçaj

Poezi nga Flora Meçaj

 

Do të kthehem

Do të kthehem atje
ku lundërza më solli tek ti.
Ujërash ende më gurgullon,
poret m’i njom me ujin tepëruar etjes.
Mbjell në duar tise magjie,
copëra dielli, të prish ritin e heshtjes.
Mbeta vite majë aisbergu luftuar erërash.
Ëndrrat i shoh rrallë,
në vjeshtë mbulohen nga gjethe,
shkrihen se s’quhen të vërteta.
Të kisha futur në një zgavër,
atje kurrë nuk të zuri shiu.
S’desha të të nis në udhë pa kthim.
Heshte gjatë!
Gjatë fjete!
Të përgjova të të shihja kur sytë e tu do të thyenin dritën ultravjoletë.
Më vjen tani kur vjeshta ende s’ka rënë në gjumë,
trazuar në këtë stinë lumturi e trishtim i ëmbël,
rrokullisur si këto gjethe me qindra vështrime,
shpërndarë nga frymë erërash.
Nuk vije e ikje të ngjaje me shtegëtarët e mi,
si dallëndyshet pritur nisjen mbi tel,
ndaj ngrita flamurin e bardhë të moskthimit.
Atëhere ti shiheshe në pasqyrë,
siç hëna sheh fytyrën mbi ujëra që flenë,
rrezet, bijat e ylberit gjysmëprerë.
Më kujtohet kur më gjete nëpër dallgë,
më ngrite atje, mbi re të bardha,
mbi të lartat maja fjetur,
atje ku s’ka zëra,
zëra që thyejnë qetësinë në mijëra kristale,
vetëm paqe e puthje horizontesh të kaltëra.
Një melodi e vjetër jona ende mban aromë oqeani.
Simfoninë e lamë shkruar në mes.
Oazeve prita si një sup shpirti që mungon.
Ti erdhe një tjetër degë e varur zjarri.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s