Për të patur ty! / Poezi nga Era Nil

Poezi nga Era Nil
 
 
Për të patur ty!
 
Për të të patur ty!
Do të ecja këmbëzbathur
Me kilometra pafund
Gjersa këmbët të më qanin.
 
Për të të patur ty!
Do të këndoja me një zë sorre
Le të skuqesha nga turpi
Dhe ti të qeshje me sytë e mi!
 
Për të të patur ty!
Do të përgjërohesha
Me duart në shesh në këmbët e tua
Me shih imzot, ja ku jam!
 
Për të të patur ty!
Do të behesha hije nën kapele
E shkelur me hapat e tu të plotë
Dhe s’do të lëshoja zë!
 
Për të të patur ty!
Dhe do të shtrëngoja në gji si mbrëmë
Aq fort sa të ndjeja dridhjet e zemrës
Të rrahurat e tua mbi trupin tim!
 
Për të të patur ty!
Do të prisja në pragun e diellit mëngjeseve
Të të përshendesja
Dhe të të ngrohja me shpirtin e tim!
 
Për të të patur ty!
Do të ulesha në prag me hënën
Të të prisja me puthje në duar
Kur ti ktheheshe nga nata i sfilitur.
 
Për të të patur ty!
Edhe sikur shiu te niste
Me shiun do të flisja nja dy tri fjalë
Do të qeshnim të dy të qullur në shi!
 
Për të të patur ty!
Gjithë ditën-diell do shkruaja vargje
Gjithë natën-hënë do të thurja melodi
Melodi për ata, të bukrit sy!
 
Për të të patur ty
Eh …. më thuaj
Më thuaj pra … më thuaj përsëri
Eh ç’farë s’do të bëja në ketë botë!
 
Per avere te!
Ah….! Për të të patur ty!
 
Narcissus by Caravaggio
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s