Poezi nga Sahit F. Osmani

Poezi nga Sahit F. Osmani

 

KOSOVË

Plagēt e trupit të kulluan gjak gjatë shekujve
Me lirinë e çmuar sot blaton hire e mrekullira
Ndarësit dhe përçarësit le tē mbyllen nē vete
Popullit i duhen të mirët e jo ata të karrigave!

Shembëllimin e lirisë e kemi nga Skenderbeu
Të bashkimit për fitore me shqipet në flamur
Mashtruesit dhe të rremët nuk i tret as dheu’
T’brumosurit e lirisë me rrënjë thellë në gurë

Kur cenohesh ti dhe toka zgjohet dalngadalē
Gur e dru bëhen objekt lufte gjithçka vigjilon
O të lumë ata që jetën e tyre e madhēshtojnë

Shpirt hijet që të rëndojnë duhet të ikin nga ti
Është koha që ka hapur rrugë të tjerë të vijnë
Për ata të cilët në zemër për ty kanë rrezatim!

 

HIJE

Kur s’ka diell hija ime si të t’gjej
Se ti para e prapa gjithnji më rri
Mpleksesh me rreze gjithandej
Edhe ylberin e shndërron në gri

Matesh me dritën e prapa meje
Thyhesh lakohesh pa vështirësi
Diellit i frikësohesh e mshifesh
Dhe më ngatërron mua per çudi

Mē ndjek dhe nuk më shqitesh
Ndonëse e paprekur në kohë je
Mbyllesh në guaskë prej dritës
Dhe del e shfaqesh si hije që je

As terri as ngrica s’të bëjnë gjë
Një shkëndijë e vetme që ndez
Ti flakës si ndruhesh asnjëherë
As shiut as borës që t’mërdhez

Për çudi e për habi ne të duam
Se shkretira e pi dhe hijen e vet
Diellit i vëmë syze të mbrohemi
Ty të veshim me maskë të zezë.

 

DIKUSH DUHET TË JETË I PARI

Kundërloja po zhvillohet pa arbitër
Në peshoren e drejtësisë matet hipokrizia
Shfaqja reflektohet përmes hijeve
Humbjet dhe fitoret po fyhen
Sipari pas çdo detaji bie
Loja vazhdon me shtiza të thyera
Aktorët (fajtorët) vonohen
Dikush duhet tē jetë i pari.

 

Digjesh në heshtje

S’të kam larguar nga vetja asnjëherë
Harresa në dashuri nuk ekziston
Se ti për mua je një jetë e tërë
Edhe kur qenien time fati e trazon

Jam shndërruar sikur të isha asgjë
Sepse asgjë më tepër s’dua nga ti
Ti që digjesh në heshtje e shkëlqen pa zë
Mua të më sjellësh dritë dhe lumturi

Pa ty s’do të rridhte drita as jeta
Me ndjenjat e njeri-tjetrit jemi përzier
Në shtegtim zjarri yt terrin e ndez
Që e nesërmja të lind e pastër.

 

SHTYSË FRYMËZIMI

Terri është shtysë e dritës që t’ndizet
Si gruaja që gjallesën e pret ta lindë
Diçka e brendshme mister që s’shihet
Poetit i jep frymën tē krijojë poezinë

Diçka s’durohet në shpirt e ndiejmë
Brenda vetes s’mundemi ta mbajmë
E shkrepim si foto pastaj e shikojmë
Me zemër portretin e saj e krijojmë

Shtysë e ditës është dhe nata të bjerë
Rrugëve të furishme pa brigje të jetës
Dhe presim që të vijë ajo që kërkojmë

Që gëzon ardhjen në jetë të gjallesës
Dhe bukuria lind nga gurgullimë e ujit
Degëve të jetës fëshfërin sikur gjethet.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s