Poezi nga Fatbardha Sulaj

Poezi nga Fatbardha Sulaj
 
 
ndjenjë nordike
 
….sërish ndjenjë nordike
e ngrirë s’ di përse
heshtjet kanë nënshkruar pakte
mbi fjalën…
Shpirti në pafuqinë e vet
këndon veç baladë
që të mund të lëvizi gjymtyrët e heshtjes….
 
 
 
sonte do fle me ty
 
e ndien parfumin
në imitime markash,
në tylëiritë seksi,
ku thyhet i ftohti
dhe shikimi jot.
Sonte do fle me ty
ndaj kanë çelur lulembremat…
 
 
 
 
Shkretëtirat
 
projektohen në duna rëre
bezhë, me sy oazesh aty-këtu.
Mirazhet marrin forma njerëzore
me hire alkimistësh,
ndërsa kobra
vizaton hieroglife
të një gjuhe të largët …
 
 
 
Kohë në ardhje
 
Në ngjyrën venge të një dhome
koha herë ndalet,
herë vrapon pas teje…
Herë ulëret emrin tënd
në trysni fonish…
Në ngjyrën venge të një dhome
ende luhet simfonia jonë…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s