Poezi nga Sinan Vaka

Poezi nga Sinan Vaka
 
 
SHQIPTARI
 
Flamuri im thotë: Flamur i njohur,
që zbehet shtizës në këndin e vet
dhe ndjen fytyrën të njomur,
dhe loti vret…
 
Shqiptari në pragun e amëshimit të mortshëm
edhe pse lind dhe mbaron në mjerim,
në çastin fatal, në çastin e kobshëm
dëshiron ta ketë mbi vete si qefin.
 
 
 
BOTË NËN TERRORE
 
Skelete dimërore brenda shpirtit!
në labirinthin metaforik
shikoj gati gati si trill,
mbi filizin e njomë të një luleje,
duke u zvarritur një kërmill.
 
Qielli i arsyes pa kuptime;
Ndërgjegjia ngjan rrëfenjë e plakur,
koha kalorës mbi mendime pelegrine,
humbet kolore , gri duke flakur .
 
Zemrra njerëzore në errësim…
llampa mendore
digjet e mekur , pa ndriçime shprese.
Mbretëria monotone me hapa dimërore
të mbyt në vrere ,
të mbyt në vesë .
 
Nuk është më tepër se dëshirat
jeta jonë e lodhur , e ngratë.
Në boten ku s’ filitin poshtërsirat
egzistenca hap luftë të gjaktë.
 
Përse hesht e vërteta ?
Kam parë edhe më të poshtrin njeri,
i përvjedhur nga turpi , i paskrupullt,
duke u lutur i devotë altarit :
– O Perëndi !
 
Në vetvete jemi të bindur
se luajmë shpesh me të vërtetën;
Por mizore
të harohesh vetëdijes i fikur .
botë nën terrore!
 
Skelete dimërore brenda shpirtit!
në labirinthin metaforik
shikoj gati gati si trill,
mbi filizin e njomë të një luleje,
duke u zvarritur një kërmill.
 
 
 
MERMERI I PAJETË
 
Kujtim i lëndueshem në orët e vona !
Nga kohe tashmë që s’ mbahen mend
Rikumbon si jehonë për fatet tona
e nesërmja mizerje që të ç’mend.
 
I vakët ylli, ndërsa regëtin qiellit të endrrave
dhe thellësisht të vrarë midis endjeve,
të pasigurtë, nga mohimi i shpresës
mbetemi tej dëshirave dhe vëmendjeve.
 
Kemi kohë që nuk njihemi.
Të bardhë, si mermeri i pajetë.
Cila dalte harrimesh na gdhendi
të paformë dhe kaq të pavërtetë?
 
Kam menduar inatit tënd të dukshëm
se kostelacionet e akullta të janarit
edhe galaktikës kanë fat të dhunshëm,
por edhe i bindur, se do të qesh pas të qarit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s