Ty / Poezi nga Altin Meçja

Poezi nga Altin Meçja

Ty

Shpesh bie të fle herët për të të parë ty,
E nis ëndrrën vetë dhe nuk di deri ku ajo më le,
Të shijoj largesën fizike,
si një dashni në liri që më bën të piqem.

Sot u ngrita vonë,
Ëndrrat me ty kishin shkuar larg,
Pemët ishin të lodhura nga era natës,
Eh mangallët u fikën.

E ndjej,
Ka ca kohe që jam i lodhur,
Mendimet shpesh fabrikohen,
Nuk duan më dije, por thjesht modifikues.

Nëse pyet për leximet e mia,
nuk i duhen kujt.
Ato përbëjnë rrezik,
Madje shpesh quhen herezi
Për të kënaqur turmat.

Dhëmbëpalarët
krehin flokët,
I zuri gjumi me idenë për të parë ëndrra,
Nuk kishin parë gjë,
Veç gotën e lënë dje përgjysmë.
Ndërsa unë të pashë ty…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s