Poezi nga Behare Daja Kasa

Poezi nga Behare Daja Kasa

 

FOLE SHPIRTI

Qiellit të shpirtit ia grisa çatinë,
Ndihem e dlirtë në fluturimin stinor,
“Shëëët,- më the,- mos u ndiej,
zogjtë flenë në të tyren folé”!

…i besova shtegtimit të tëndit shpirt…

 

HESHTJE

Ka rënë heshtja në qytetin tim,
Hesht çdo gjë, edhe ajri ka ngrirë,
Sytë me përtesë ngre mbi horizont,
E këngën e zogjve nuk e dëgjoj,ka kohë.

Ka rënë heshtja në qytetin tim,
Retë e dimrit kanë ngritur folenë,
Petkun e hirtë hedhin me përtesë,
Mbi supet e qytetit flenë.

Veç selvia e moçme,
Hijerëndë,tutje hedh vështrimin,
Damarët e tokës jehojnë me tjetër zë,
Jehojnë me zërin e ushtimës.

 

JERM

I ftohti i janarit,
më kujton
rërën e shkretëtirës.
Etje në dykohësi.

Sy të rrudhur,
Buzë të thara,
Petale të njoma ethshëm.
Në të dy kohët flas përçart.

Në ç’lëndinë gurësh jam jermisur vallë?!

 

NDRIÇOMA SHPIRTIN

Ma mbaj ndezur
neonin e shpirtit!
Jam përgjumësh,
dhe derisa të vij tek ti,
kam frikë se rrëzohem.

…është errësirë pra,
ndriçoma këtë shpirt…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s