Poezi nga Mihal Gjergji

N Ë N A T

Zonjat që kam parë
Koha i ka tretur
Dhimbja i ka vrarë
Emri u ka mbetur

Vezikon, të shkretën
Që fliste me dheun
Jashtë-buiste majin
Brenda-shënëndreun

Një Miro me çika
Një Refo, si ëngjëll
Një Shano, si drita
Një Shaze, si ëndërr

Pashakon, që s’plakej
Mazikën e sertë
Një Sabo që mpakej
Nga një plumb i beftë

Dridhej Trëndafilja
Në Qafë të Mihait
Ju përmbys mbi krye
Mal i Kanatait

Adileja-fjalën
E peshon menduar
Supeve heq barrën
Foshnjën mban në duar

Ime më, me thinja
(Me thinja dhe djali!)
Qyqeve në brinja
U thotë këngë malli

Nga brumi në magje
Tek malet e larta
Herë ndrijnë si diell
Herë vishen nga nata

Herë shfaqen në valle
Ashtu, si lastarë
Herë mblidhen në vaje
Mbi një trim të vrarë

Ç’kanë më shumë spartanet
(Gjak nga gjaku ynë!)
Djepin që rrit lisat
Prushin që ndez gjinë?!

Laben si vitore
Renda dhe e gjeta
Ajo-mjergull bore
Unë-te kënga mbeta!

TAKOVA NJË GRUA

E gjeta rrethuar me tela
Diellin kishte në ballë
Në sy kishte qiellin
Në duart e buta mbante zemrën, si deti
Shqip fliste gjaku i saj
Ishte më e bukur se ëndrrat e mia
Më kujtoi ringjalljen e Kostandinit
E pashë dhe mendova:
Hiqjani prangat
Kjo grua,
mund t’i sjellë profetin e ri njerëzimit!

* * *

U bëra këngë
Askush s’e vuri në buzë
Ruanin korbat në pemën e tharë
Ishte kohë e rëndë!

Në këmbë kam gjëmba
Në zemër, një vragë
Trup e shpirt më lëndohen
U bëra vetë plagë!

I MBOLLA ATO FJALË

Qentë,
do bëjnë qënllëkun e tyre,
-mē tha një lis shekullor
Ndërsa ti, bëj njerëzllëkun tënd,
që të mbetesh njeri…
I mbolla ato fjalë të zgjedhura
Ai plak i bardhë më ka mbirē në sy!

NJERËZIT PA EMËR

U shterën lotët? Ç’ndodhi vallë
Nga tmerr i frikës fjalëlidhur?
Qefinin hidheni mbi ballë
Për turpin, si kujtim të hidhur!

Nën këmbë Çezari, koha juaj
Nuk rrjedh, ka ndalur o mjeranë
Violinë e shpirtit s’di ç’të luaj
Kur vdekja s’vjen t’u qaset pranë

E miell ëndrrash bluan mokra
Uria klith me zë mjerimi
Në burg të heshtjes dergjet bota
Me ç’daltë do gdhendet pikëllimi?

As hënë, as qiell përmbi krye
Për terrin drita është e huaj
Dhe jetë-zeza zgjatet hije
Një ditë e vetme bëhet muaj…

As lulet-jo, dhe pemët thahen
Nga plehu juaj brenda baltës
E di, në ç’hon harrese flaken
Kufomat nën çarçaf të natës!

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,193 hits

March 2020
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List