Poezi nga Lida Lazaj

Poezi nga Lida Lazaj

 

DITA, PAS FESTËS

Dita nisi ditën me sandalet e përditëshme,
pasi mbylli këpucët elegante,
në kutinë e ëndërrave të riciklueshme.

Puna e parë: pastroi rrugët
dhe ngjeu me varak mëngjesi
qepallat e vogëlushëve.

Mendohet një luleshitëse.
“Ç`festë do ketë qënë,
që koshat e plehnave janë fyt më fyt
me lule t`shkalafitme,
e që ai imi, dje, pasi i dorëzova lekët
më futi një t`puthme?!”

 

SOT

Maria, Sofia, Elena, Lumturi, Hajria
me çfarëdo emri që njihesh
grua, shoqe, motër, bijë edhe gjyshe në qofsh,
sot bëj diçka ndryshe.

Dil në rrugë me flokë të shpupurisur
në qofsh flokëverdhë
me një pemë të lulëzuar mimozash do të ngjasosh
në qofsh flokëerrët do të jesh syri zi i natës.

Sot shpërfilli veshjet firmato
parfumet, make-up
mbaj në kurmin tënd natyrshmërinë
mbushe syrin me dritën e syrit
të të palindurve të tu
dorëpërdore me ta nën ritmin e zemrës
të vallzosh.

Maria, Sofi, Elena, Lumturi, Hajria
Grua, shoqe, motër, bijë, gjyshe
mos kalo në rrugën ku kalon majmunëria
mos e mbyt britmën, mos e zbut nervin.

Çmënde dreqin e të birin sot.

 

KU SHKON, MARIA!?

Mbledh me gishterinj
thërrime të mbetura fytyrës
nga vizita e fundit e trishtimit
bashkë me fjalë të fosilizuara
i mbyll në zarfin e zverdhur të një letre,
që si ktheu përgjigje kurrë
dhe të gjitha bashkë
në kutinë e stringlave me gurë të paçmuar.

I dha munxët pasqyrës,
që ngulmonte ti fuste në tru ballin me rrudha.

Një copë qiell të kaltër
e preu mantel me kinda
për supet e hajthëm dhe….

…dhe para hapave ju shtri udha
i pari hap në brez të bardhë
si borë e paqtë e saporënë
e pafajshme si fëmijëria
i dyti hap në të kuq
si llavë e zjarrtë, si stuhia.

Ku shkon Maria?

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s