Kalendari poetik: Konstantinos Kaváfis (1863-1933) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Konstantinos Kaváfis

Kalendari poetik: Konstantinos Kaváfis (1863-1933)

Poet dhe gazetar me prejardhje greke, u lind më 29 prill 1863 në Aleksandri (Egjipt), ku i ati zotëronte një firmë import-eksporti. Botoi sa qe gjallë 154 poezi, shumica të frymëzuara nga lashtësia; shumë të tjera i mbetën në dorëshkrim ose të papërfunduara. Poezitë më të ndjera i shkroi pas të dyzetave. Pas vdekjes së babait jetoi disa vite në Liverpul dhe në Londër, më pas në Stamboll. Pas vitit 1885 u rikthye në Aleksandri, ku jetoi deri në fund të jetës. Vdiq më 29 prill 1933, ditën që mbushi shtatëdhjetë vjeç. Nga shqipërimet që kam prej tij, kjo është përzgjedhja ime sot:

TROJANËT (ΤΡΩΕΣ)

Përpjekjet tona si me ngërç janë;
si vetë ne që jemi trojanë.
Bëhemi gati diku të shkojmë
fillojmë mbledhim të gjitha fuqitë
plot shpresë jemi dhe të fuqishëm.

Por del një gjë dhe na shkon mbrapsh:
ja, nxjerr kryet Akili nga llogoret përballë
dhe na shtie tmerrin kur ulurin sa i ha gurrmazi.

Përpjekjet tona janë si ne, trojanët.
Themi se fatin mund ta ndryshojmë
me vendosmërinë dhe guximin tonë
dhe fill turremi me armë në dorë.

Por kur punën e kemi pisk,
s’ka më vendosmëri dhe guxim;
shpirti mpihet e ngrin
dhe qark mureve kërkojmë ndonjë vrimë
nga mund t’ia mbathim të shpëtojmë.

Humbja është e sigurtë. Atje lart,
mbi muret, kanë nisur vajtimet.
Kujtimin tonë qajnë, ditët e lavdishme.
Priami dhe Hekuba heshtin, përzishëm.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s