Poezi nga Hana Xhihani

Poezi nga Hana Xhihani
 
 
NË ËNDRRËN E NJË DIMRI
 
Dremiste ëndrra n’atë natë dimri
kur, befas, erdhe të më takoje ti,
me fytyrën tënde ngjyrë paqeje
nga shqisat pa dashje binte shi.
 
Duke zbrazur kujtimet e tua,
përqafimet mbushnin atë natë,
malli në kopshtin e ëndrrave
qetësisht shfaqej si guri zhadë.
 
Puthjet e ëmbla mbi qepallë
skaliteshin si poezi e shkruar,
orës akrepat «ia shkula» pa fjalë,
kjo ëndërr mos kish të mbaruar.
 
 
 
***
 
Do të doja një dozë mrekullie,
Të bëhesha një hije, pa emër,
Të ndiqja një frymëz dashurie,
Ta përqafoja, t’i thosha: Zemër!
 
 
 
***
 
E magjishme këmisha jote e hollë, letër.
Butësia e saj nostalgji pa pendime,
Rrethuar në dantellë si një poemë e vjetër,
Mbërthen me kopsë plot ëndrra, vegime…
 
 
 
NJË SIRENË
 
Një sirenë në kërthizë të detit
Petale puthjesh derdhte ëmbëlsisht
Trupi i saj gjysmë i zhveshur
Dallgët digjte çmendurisht.
Edhe qielli me buzë ëndrre
Seç ia puthte flokt’ e artë
Sytë e saj si gjysmë hëne
Me vështrimin hedhur larg.
Edhe dielli i dashuruar
Zjarr ia djeg gjinjtë me majë
Të sajat rreze, përmalluar
Shpojnë thellë sytë e saj.
Edhe toka buzëplasur
E sheh shtangur përmbi valë
Thërmoqet si në mokër të zbrazët
Bozhure kthehet dalëngadalë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s