Poezi nga Remzi Limani

Poezi nga Remzi Limani
 
 
NË PRITJE KTHIMI
 
Para se të merrte zogun prej metali
Ajo puthi ballin e nënës së lumtur
nënës së gëzuar pamje e mërzitur
qindra herë ia puthi sytë e përlotur
mallshëm mori ngrukas vëllezërit e saj
të voglin Flamurin e mori me buzëvajë
motras ia zuri faqet prej vëllai.
 
Pastaj mori fluturimin ngjiti qiellin
iku pët t’u kthyer tek rrënja e gjakut
matanë oqeanit të papërthekuar sysh
zbtiti në Ohio Nothern University
për t’u kthyer e çeritifikuar mirëfilli
zbatuese e ligjeve mbi ligësitë e kohës.
 
Dhe në kthimin e saj ylleshë hareje
do të shpërthejnë daullet e këngës
së bashku me pamjet e veshura gëzimi
do vërshojnë lotët faqeve të shtëpisë
lotët e shpirtit të nënës në pritje shpirti.
 
 
 
ASGJË TJETËR
 
Moti është me shi
për asgjë tjetër sduhet menduar
vetëm për ndonjë tavernë nate
ku shërbehet vera buzëkuqe
ose për një grua të bardhë
që thanë shiun mbi gjokset e saj.
 
Moti është me shi
për asgjë tjetër s’duhet menduar
vetëm për natën e dehur kastile.
 
 
 
FLAKA E NGUSHËLLIMIT
 
Diku në një cep të mendjes së shtruar
prajshëm digjet një shtëllungë duhani
pa lëvizur nga larg prek mendjen e saj
pa luajtur vendi mbi çergen e pritjeve
këmbëkryq pi hidhësinë e një vije tymi.
 
Unë pi pafuqinë e prekjes së ëndrrës
i strukur pranë një hyjnie të shpalosur
ëndërroj varken e Noas prej bambusi
dua të ik larg pamjeve të paprekura.
 
Diku në një cep të mendjes së shtruar
shkarkuar një karvan gomarësh plot
një stivë shpresash mbi një turrë dru
prajshëm marrin flakën e ngushëllimit.
 
 
 
MË MBAJË ZGJUAR
 
Nëse do t’i dëgjosh zërat brenda teje
më mbaj zgjuar të ngrihem pësëri
t’i dëgjosh të fikurat e ndezura në ty
zërat e ngritur përtej kubesë së qiellit
atëherë zotat do të dëgjojnë gjithçka
edhe frymëmarrjen e gjokseve tua
vetëmse më lejo ta shpalos ëndrrën
unë do ngrihem përsëri me orën time
të prehem mbi kurmin tënd të ndezur.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s