Poezi nga Sinan Vaka

Poezi nga Sinan Vaka
 
 
LUMIT TIM
 
Statuja shkëmbinjsh dhe rrepe anë e kënd…
Ngjethjet e erës si përkëdhelje e malleve !
Faleni lavdinë dhe thesaret për gjithkënd,
për mua, vetëm këtë shkumë tej valëve.
 
Unë ngashërehem me varkat e reve ne qiell
dhe rrezet që ndezin margaritarë mbi lumë,
për copëzat e rërës, si oaze ngazëllimi në diell
dhe dallgëzimin e lëmyshqeve në shkumë .
 
Bukuria për brigjet shkon drejt sublimes,
jetën e stolisim me mendime krejt të lehta.
Koha?! Lëreni të përkundë vitet pa rikthime,
çfarë lashë kur ika, apo çfarë iku e nuk e gjeta.
 
Shikoj diku zjarrin e gjarpërt të vetëtimes,
ndërsa pi duhan për misterin e moskthimit,
madje kuptoj përse jetët tona nuk mjaftuan kurrë,
të zbutin tmerrin që ngrihet prej vërshimit .
 
Vjosa ikën…më shtohet pushteti i të dridhurave,
Lehtë – lehtë valët ikanake drejt fatit të caktuar
dhe të mendosh ; kur gjithmonë trokiste Vera,
te këto brigje unë kthehesha i dashuruar.
 
 
 
MIJËRA ZOGJ
 
Të kam dërguar përshëndetje,
ca zogj në heshtje me shikime
por ti për stimë dhe pa brejtje,
mi kthen të vrarë dhe pa miklime…
 
Në sytë e mi ka kohë tashmë,
oh, zogj e zogj që arratisen,
dhe strehë s’ gjejnë e të pashpresë,
rreth hirit tënd feniksa bien .
 
Por ngushëllohem me vetveten
edhe pse ti mi vret trumcakët,
sepse në sy kam mijëra zogj
dhe kjo për mua s’është e pakët.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s