Poezi për fëmijë nga Nehat Jahiu

Poezi për fëmijë nga Nehat Jahiu
 
 
GJITHNJË E PARA
 
Çupa Dritë,
a e dini se ka këtë meritë?
Duar e sy i pastron,
për pastërti vogëlushja konkurron.
 
Mësuesen me kujdes e dëgjon,
sa bukur vjershat na i reciton.
Në mësim gjithnjë e para,
pastaj vjen edhe medalja në gara.
 
Ajo nuk ka vend për qortim,
vjen e para në mësim.
Çdo detyrë në shtëpi,
e kryen Drita për mrekulli.
 
I vjen asaj era manushaqe,
çdo e mirë i del në sipërfaqe.
Pra, shikojeni të gjithë me sy,
Drita shembull le të jetë edhe për ty.
 
 
 
PSE VOGËLUSH ?…
 
Pse vogëlush zgjohesh vonë,
gjumash shokët ty të thonë.
Ora e parë të iku me nxitim,
po kush ishe kështu o Trim?
 
Ngjyrë të kuqe i merr fytyra,
Trimi në shkollë pa detyra .
Mësuesja kur e pyet,
ai nuk flet i mbyllë sytë.
 
Shokët e panë me dobësi,
Trim gjumashi,
luan gjithë ditën me qenin e tij.
 
Kështu mësuesja e kuptoj,
së bashku me prindin e qortoj,
herën tjetër të mos gaboj.
 
 
 
NGUCAKEQI
 
Agroni hidhet çdokund në zjarr,
të gjithë për të janë me faj.
Pse nuk i japin gurabi,
ua thyen hundët për një qershi.
 
Kërkon gatitu ,
t’i rrinë fëmijët.
Heshtni mistrecë faqezi,
a e dini kush jam Agroni, o fëmijë?
 
Agroni mbeti fillikat,
të gjithë fëmijët e morën në inat.
 
 
FISHKËLLIMA
 
Qetësia prishet në klasë
Këtij Agronit nga habia
I ndihet fishkëllima tek shtëpia .
 
Ndalet mësuesja në qetësi
Kush e bëri këtë veprim fëmijë ?
Të gjithë kokën nga Agroni
A kështu thonë qenka zakoni ?
 
Ju pëlqeu juve nxënës ky veprim
Flisni ju fëmijë pa ngurrim .
 
Të gjithë njëzëri seç pohuan
Ky veprim është skandaloz
Prishet ora nga një fshikulles .
 
 
DY SHOKËT
 
Dhe ky lapsi bëhet shkaktar,
dy shokët përplasen me nxitim,
grushtet ndërrohen pa përtim.
 
Ti më vodhe unë të pashë,
pse gënjen o kokëtrashë.
Ku të arrti ty kjo edukatë,
dy shokët hundët i bënë sallatë.
 
Spektator për këta dy shokë,
mollë sherri lapsi u bë,
papritmas në tokë kishte ra.
 
Më vonë shokët u penduan,
se nga hundët na u thartuan.
 
 
 
KUJDES
 
Ke kujdes kur flet,
se nuk është mahi.
Mos i ngatërro shkronjat,
nga Y në I.
Ylberi flet në foltore,
kjo nuk është kulturë gjuhësore.
 
Çdo fjalë e shkruar gabimisht,
sherrin e ka në bisht.
Po mos të themi krejt fjalia,
për të ka dëm edhe shtëpia.
 
Pra, me gjuhën nuk bëhet lojë,
duhet për të ditur fjalë e fjali
si të ndërtojmë.
 
 
 
TË VJEN RADHA
 
Mergita e Yllka,
kurrë nuk flasin fjalë të ndyta.
Ato për çdo ditë,
qortojnë shoqen Meritë.
 
Ke kujdes ti kur flet,
si me megafon.
Zëri yt i lartë,
në mësim na pengon.
 
Kur flet edhe një tjetër,
mos e merr përpjetën.
Dëgjoje deri në fund,
fjala mund të jetë për ndonjë pëllumb.
 
Respekto folësin,
pra mos i ndërhyj.
Se radha vjen,
për ty dhe çdo fëmijë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s