NUK E BLEVA GAZETËN / Nga: Mark Simoni

NUK E BLEVA GAZETËN

Blerja e gazetës MAPO, (dhe konkretisht Mapo e së shtunës, me Suplementin e saj Letrar prej 12 faqesh), përpara se të jetë gjest respekti për botuesin, para se të jetë sajdi e vogël për ekonominë e gazetës, pikësëpari është respekt për gjithë autorët që kanë shkruar, që kanë sjellë në gazetë frymëzimet dhe punët e tyre intelektuale, është mundësi për të kthyer në biseda letrare pikërisht materialet që botohen herë pas here, është mundësi për të njohur vlerat e secilit prej nesh. Ndaj mos ta bleshë gazetën nuk është më shumë se një qendrim megaloman dhe i vogël njëkohësisht për kolegët, miqtë krijues, krijimtarinë e tyre.
-Miku im, -më tha dikush në telefon, nuk e bleva gazetën, se nuk ishin në të, të botuara, poezitë e mia.
-Sot ti le pa lexuar krijimet e miqve dhe kolegëve. Po kur të botohen poezitë e tua, a dëshiron që të blihet gazeta atë ditë, që të të lexojnë ty, të bëjnë atë që ti se bëre për të tjerët? (Biseda qe patetike dhe retorikë e gjallë, por s’kisha çfarë t’i thoja më drejtpërdrejt, ati njeriu të vogël, që ndoshta beson se letërsia e madhe sillet rreth emrit dhe letërsisë së tij).
Biseda u mbyll, dhe ai mbeti përtej telefonit. Nuk e di se çfarë bën të shtunave!?

Sot kam përfshirë në botim (sipas rendit të faqeve dhe rubrikave), këto materiale dhe autorë, të mrekullueshëm secili në formën e vet.
*INTERVISTË: “Mitit, si formë e shprehjes së botës poetike të njeriut primordial”
(Bashkëbisedim me Studiuesen dhe Pedagogen Rovena Vata), Bashkëbisedoi Mark Simoni
*ESE-Melankolia kozmike (Rreth poezisë “Dashunin e bajnë t’hyjt mungimet” të poetit Albert Vataj), nga Laureta Petoshati
*PROZË SHQIPE: Fatbardha Sulaj (skicë), “KARIKATURA”
*PROZË SHQIPE: FASLLI HALITI, “THATËSIRA”, tregim.
*POEZIA SHQIPE: “Poetët dhe të marrët e qytetit tim enden fillikat”, Cikel me poezi nga Meri Lalaj
*POEZIA E HUAJ: “Natën erdha te ty, me kaq vrull dhe me dyshim”, Cikel poetik nga autorë të mëdhenj, Perkthyer nga Arjan Kallço
*LETERSI E HUAJ: ”TRI HISTORI TË VENETO-S”, nga Dino Buzati, Perkthyer nga Eris Rusi
*IN MEMORY: “Rikthim te poeti dhe miku i paharruar Gjok Beci”, Esse nga Ndue Gjika
*ESE:Nga Gladiola Jorbus, Njih vetveten – Një nga maksimat më të rëndësishme të Orakullit të Delfit
*ESE:Vladimir Muça, “PAPAGAJTË E NEMBROTIT” – PROFILI KRIJUES
I MOIKOM ZEQOS, Ese, (Mbi librin “Papagajt e Nembrotit” të Moikom Zeqos)
*POEZI Arjana Fetahu Gaba
*POEZI Pjetër N. Pepkolaj
*POEZI Rudina Muharremi – Beja
*POEZI Miranda Lushaj
Urime dhe suksese autorëve, dhe fundjavë të bukur e lexim të këndshëm gjithë lexuesve dhe miqve tanë.

 

Nga: Mark Simoni

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s