Poezi nga Myrteza Mara

Poezi nga Myrteza Mara

 

VETËM TI I MUNGON KËTIJ QYTETI

Nëpër rrugët e qytetit tim
gra dhe vajza si në sfilatë,
njera më e bukur se tjetra!
Duken si pemë plotë flutura,
shkëndia që ndjellin flakë
herë dhe si lule të etura.

Kjo nuk ndodh vetëm në verë,
qyteti im është vëlla me diellin
dhe dimrit di të buzqëqesh.
Motivet e këngëve dhe poezive,
edhe të dashurive,
të gjitha i gjeni në këtë qytet!

Nxito, çfarë pret? Nxito!
Vetëm për këtu s’është kurrë vonë,
qyteti im ka zemër të madhe!
Oh, kur të vish dhe ti
ylberet do bëhen më dy harqe
dhe palmat pishtarë me zjarre!

Mundohem të ndërtoj portretin tënd
me copëza të ngjajshme imazhi
por më del një bust i tëri prej qelqi!
Mbytem në djersën e psherëtimës,
sytë verbohen nga malli…
Eja! Vetëm ti i mungon këtij qyteti!

 

FLAKË METEORËSH

Nuk di përse jetës i thonë “lojë”,
Kur loja është thjeshtë një argëtim!
Jeta s’di të rikthehet, edhe të dojë
Rruga e saj ka vetëm një drejtim.

Por ja që kështu e ka ndërtuar Zoti,
Të luajmë e qeshim dhe midis plagëve
E dimë dhe në gjumë shijen e lotit
Siç dimë në heshtje rrugën e varreve.

Lojërat e jetës zbukurohen me palgë
Dhe gjurmët e tyre mbillen në kujtesë
Kujtojmë e themi: “Këtu jam vrarë
Nga një plumb fjale, thënë pa kujdes!

Kjo gjurmë tjetër ka histori më vete
Siç ka dhe qielli ditarin e meteorëve
Plaga e ëmbël me shenjën “sekrete”
Kurorë mali me vello prej dëbore.”

Mbushur me palgë ky shpirti i poetit
Kalorësi i ëndrrave që vetëm rend
Siç rendin drejt bregut dallgët e detit
Siç rend dhe muza ndezur me këngë.

***
Mirë bëjmë që luajmë në këtë jetë,
Jemi aktor nëpër udhët e viteve
As ne, as skena nuk ëshë e vërtetë
Jemi flaka e meteorëve që digjen!

 

MALLI I KUJTIMEVE

Mbështjellë me shallin e kujtimeve të ngrohta
Me sytë e mendjes çfarë nuk shikoj
Kujtoj afshin në ato netët e ftohta
Dhe buzën tënde të ëmbël kujtoj.

Kujtoj sytë që të flisnin me heshtje,
Kujtoj gojën që të digjej zjarr
Kujtoj ata flokë si erë vjeshte
As vetë s’e di ç’të kujtoj më parë.

Kujtoj ato ditë që iknin si minuta
Kujtoj dhe vitet që ikën si ditë
Kujtoj çastin e parë kur të putha
Zjarri i mallit më digjet në shpirt.

Kujtoj honet dhe greminat e mprehta
Kujtoj freskinë e ëndrrave të tua
Urtësia jote ishte si një urë shprese…
Më mbyt rrjedha e kujtimeve si krua.

Si retë e qiellit na futurojnë vitet
Kujtimet ndjekin perëndimin e diellit
Të bëhen krah kur merr të ngjitesh
Të bukura, të trishta si harku i ylberit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s