Poezi nga Behare Daja Kasa

Poezi nga Behare Daja Kasa

 

Për një botë më të mirë

Të falim ca grimca dashurie,
Pak, fare pak dashuri të falim,
Të falim ato grimcat e vogla të shpirtit,
pa fryrje, pa fjalë boshe e elozhe falso.

Pak, fare pak dashuri të falim,
Vetëm atë vijën e hollë cepit të syrit,
Atë rrudhën e bukur të buzës së qeshur,
Pak, fare pak dashuri të falim, ashtu heshtur.

T’i lëmë “të mëdhenjtë” në botën e tyre,
Në botën e mburrjeve,shpifjeve,
maskaradës e shout skenik,
Të falim pak, fare pak dashuri të falim,
Ne “të vegjlit” e kësaj bote me shpirtin buçimë.

Të falim pra, fare pak dashuri,
Dashurinë e një shpirti të bukur, të dlirë,
Fare pak të falim nga buzëqeshjet e shpirtit,
E kjo botë do të jetë sigurisht më e mirë.

 

Buzëqeshje e syve

S’të kam thënë kurrë që je ylli im,
A fjalë të rreme si këto,
Thjesht të them që je jeta ime,
Me zënka e grindje e me çaste të mira.

S’ta them këtë fjalë, jo s’e s’mund,
Por më duket sikur veten dhe ty të gënjej,
Se yjet një ditë shuhen në qiell,
E sa janë, të përvëlojnë me ndriçim.

Dhe unë nuk ta them këtë fjalë, e ti e di,
Dhe fjalë të thjeshta të zgjedh çast më çast,
Se ti je buzëqeshja mes syve të mi,
E je qetësia në më të madhin maraz.

…as nuk ta them që je ylli im…

 

A e dini për çfarë më ka marrë malli?

A e dini për çfarë më ka marrë malli?
Për lulet që merrja dikur,
Dhe si indiferente që isha, tej i hidhja,
Se femra është edhe llasticë në shpirt.

A e dini për çfarë më ka marrë malli?
Për fjalët e ëmbla si pëshpërimë,
Që dilnin nën zë nga buzët e kyçura,
E arrinin fluturim gjer në shpirt.

A e dini për çfarë më ka marrë malli?
Për letërzat e vogla të dashurisë,
Paloseshin më katërsh, shuk bëheshin,
Me postën e erës mbërrinin pa vulë.

A e dini për çfarë më ka marrë malli?
Për burrin që dikur u dashurova,
Për lotin që pashë në sytë e tij,
Për dhimbjen që ia pashë fshehur në gji.

… edhe sot e shoh në sy këtë dhimbje,
e shoh me dhembshuri, në po të njëjtit sy…

 

Peizazh

takime,
vështrime,
përqafime,
si vala me bregun,
këtë mëngjes të dielltë.
shkrihesh në krahët e tua,
mekesh e ngelesh pa frymë.

e çmuar liria
dhe dëshira të jesh me ty.

e dua këtë liri,
më bën llasticë në shpirt,
të vogël, të vogël, fëmijë.

…m’i thyen kornizat e shpirtit,
më lë pa kufij…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s