Kalendari poetik: Maram Al Masri 1962 / Pergatiti materialin Maksim Rakipaj

Maram Al Masri

Kalendari poetik: Maram Al Masri 1962

U lind në Siri, në qytetin bregdetar Lattakia, më 2 gusht 1962, poetja siriano-franceze. Kundërshtare e regjimit të diktatorit Assad, në moshën 20 vjeçare u shtërngua të largohet nga vendi me bashkëshortin dhe djalin e tyre të mitur. Pas dështimit të martesës, bashkëshorti mori djalin dhe u kthye në Siri dhe Maram vetëm pas 13 vitesh mundi ta shihte sërish birin e saj. Janë të shumta rastet e persekutimeve dhe kërcënimeve me vdekje që ka marë nga regjimi kriminal i Assad-it. Megjithëse ka mbi tridhjetë vite e larguar, ajo kurrë s’i ka shkëputur lidhjet me atdheun e saj. Maram nuk është vetëm poete, kritike dhe shkrimtare; Maram Al-Masri është edhe institucion i lirisë për popullin e saj, Sirinë e saj të përgjakur. Poezitë e saj janë përkthyer në shumë gjuhë evropiane, aziatike etj. Sivjet, shtëpia botuese “Jozef”, në Durrës, botoi një përmbledhje të poezive të Saj me shqipërimin tim.
Joyeux anniversaire Maram cherie!

SHPIRTRA TË XHVESHUR

I kam parë.
Ato,
fytyrat e tyre me mavijosje të fshehura.
Ato,
me hematoma fshehur mes shalëve,
Ato,
ëndrrat e tyre të grabitura, fjalët e tyre të heshtura,
Ato,
buzëqeshjet e tyre të lodhura.
I kam parë të gjitha
kur shkojnë rrugës
shpirtra të xhveshur,
që shohin brenda vehtes,
gjithë frikë se mos i ndjekin pas
këmbët e stuhisë.
Vjedhëse hënash
kalojnë rrugës
të maskuara si femra të zakonshme.

Askush nuk mund t’i njohë
përveç atyre
që janë si ato.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s