Poezi nga Xhelal Tosku

Poezi nga Xhelal Tosku
 
 
***
 
lumi i fushave të mia
do bëhet det
përroi i kopshtit tim
do bëhet det
loti i syrit tim
det do bëhet
sepse dashuria bën
ashtu si di.
 
 
 
Rritja
 
U rritën vajzat luajnë litarthi
i shohim rrugës
dhe na pengohen këmbët
 
 
 
***
 
qielli blu i thellë
rrugës shkon e këndon
për ty
kush po këndon
 
flokët e tu të verdhë
rrugës shkon e psherëtin
për ty
kush po psherëtin
 
vetëm ti e di
 
 
 
***
 
Edhe dritën ta ndezësh
Për mua njësoj është:
Errësirë.
 
Pak e nga pak
Përditë e nga pak
Të gjithë ju
Mbollët tek unë
Kaq shumë pikëllim.
 
Paskam një dhimbje të madhe
në shpirt
 
 
 
***
 
është lulja e bajames
që ra në kopshtin tim
qysh prej kohësh
që nuk mbahen mend
as fjala nuk i thotë dot të gjitha
kështu që askush kurrë
nuk do e marrë vesh
sa e desha
 
 
 
***
 
qetësia vjen prej yjeve
 
sado i thellë
të jetë deti
 
edhe peshku
edhe peshkatari e dinë
fatin e vet.
 
 
 
***
 
si një dru ulliri
pres mbrëmjeve
të vijë
era
 
si një fije tërfili mëngjeseve pres
të vijë shiu
 
dhe netëve
të artën hënë
unë pres
 
që nën plepat e bardhë
nën brugat
lumi im
të ndrijë.
 
matanë gardhit
një njeri
pret dhe ai
 
që unë më
të mos zgjohem.
 
 
 
***
 
fari
deti
varka
 
atdheu im
kam frikë se do të humbas.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s