Miter Mangoski Radozdanski (Maqedoni) / Përktheu në shqip Adem ABDULLAHU

Miter Mangoski Radozdanski (Maqedoni)

 

Miter Mangoski Radozdanski është poet bashkëkohor maqedonas që regjistron kronikën e zemrës njerëzore.
Ai ka lindur në Radozhdë, jeton në Ohër, është avokat, i punësuar në Ministrinë e Brendshme të Republikës së Maqedonisë.
Është autori i përmbledhjeve me poezi: “Dashuri ngazëlluese” (2015), “Jehona në pafundësi” (2016), “Drita e Ohrit” (2017) dhe “Amanet” (2018).
Ai ka fituar disa çmime dhe mirënjohje në fushën e letërsisë. Është organizator i festivalit ndërkombëtar të poezisë “Perla e poezisë së Ohrit” (Ohridski poetski biser), i cili tradicionalisht mbahet çdo vit në Ohër.
Me vargjet mjeshtërore të tij gjithnjë ngjall interes, nuk i lë lexuesit indiferentë, duke shfaqur nga thellësia e shpirtit dashurinë njerëzore, besimin…, duke kënduar me lehtësi të veçantë, duke i dhënë dimensione poetike të përjetshme, vendlindjes, qëndresës dhe ekzistencës.Duke vënë gjithnjë në piedestalin më të lartë njerëzoren si vlerë më universal me dashuri jashtëkohore ndaj gjithçkaje që është shenjë e jetë tokësore.
Motoja e tij “Të gjithë jemi krijuar nga dashuria, jetojmë me të dhe për të”, e shumëfishon poezinë, duke e ngritur atë në lartësitë më të larta, ku njeriu duhet të jetë njeri për njeriun.

 

HORIZONT

Lëshoj zërin mbi dallgë
që notojnë si grivë kali,
bartur në lazure pjerrët
që fitohen mes rrënjëve e ujit.

Ledhatare, eja dhe qëndro në këngë!
Të shikosh bashkë me mua horizontin,
derisa shikimet na bien për toke
drejt burimit – E diela e Shenjtë.

Më thuaj, ku është fshehtësia e përsosmërisë?
Para një gjethe vezulluese bliri – në placentën e saj,
i zënë në rritje të pamjes tënde
në heshtje pres përgjigjen…

Mirëseardhje në vargjet e mia!
Lundro me këngën e pulëbardhave,
me shikimin nga dielli
ti krijon vargun e pambarim.

 

TË PRES

Dridhet zemra në letargjinë e iluzore,
në gjurmë yjesh.
Sonte vetmitar pranë liqenit
hija formë yjore shtrojë.

Hesht përderisa agu më mbulon,
kur pushoj prekja jote më vëzhgon,
dallgët zëshëm derdhen,
shelgjet vitale era e liqenit luhat.

Performansat në lulëzim lundrojnë në ajër,
të ftoj në horizont,
i dehur nga ëmbëlsia e çastit
në dritën drithruese të argjendtë.

 

GRUAJA E LARTËSUAR

Rri me mua sonte
t’i dëgjojmë fjalët e përbashkëta,
që i krijon heshtja
nga psherëtimat tona.

Në krahët e kësaj kënge
vargje dashurie valojnë
që shpirti im
në ag mëngjesi i këndon.

O, grua e butë si lule molle,
ti që ulesh në shkallë mermeri…
Në fron mëndafshi të kuq vezullues
me shikim hap horizonte.

Mall të largët zgjon me buzëqeshje,
drejt liqenit të përgjumur hapëron,
në sy të huaj fsheh lot,
nga shpirti ngrohtësi mbjell.

Nga flokët tua balluke mëndafshi krijon
nga shelgu end fije,
liqenit të afërt ia shpërlanë faqet
këngën time e bart.

Trofenë e mbrëmjes për verë ma jep!
Me dashuri të pamatur
për ty të ngre dolli –
grua e lartësuar!

 

LUFTËTAR

Zemra ime në shqetësim digjet
nën shi plumbi vetmie…

Eci gjurmëve të së kaluarës;
shpirtin tim yjet e ndriçojnë,
i dehur nga lavdia e ekzistencës
me lumë lotësh në këngë
shpirtin dyshimet e brejnë.

Si farë pas lufte dashurie
qëndroj në erë, si memec i huaj
i panjohur edhe për veten.

Hapat e mi plaken,
përballë vuajtjes
në pasqyrë shoh përmendore varri
shkruar me emrin tim
dhe fytyrë luftëtari fitimtar.

E lë shkëlqimin e shpirtit
në sheshin e dashurisë!

 

ËNDRRA IME

Qëndroj afër ëndrrës i pa ëndërruar
çmontohet realiteti i komplikuar
format gurore bashkojnë botën
kënga zgjebe e rrëpirë, ethe e nxehtë.

Zë etjeje të gdhendur prek
re qiellore bredhin
si shigjeta në flakë
e presin errësirën mbi çati.

Në pritje të një ëndrre që vjen
të vallëzojë me shpirtin tim në zi
spirala e orës është ngritur
me ndjenja deshifroj intencat e erës.

Hije gjithandej rreth meje
më ngulfatin në errësirë në vetmi plafoni
engjëlli më çon drejt ëndrrës
jeta ngelë përgjithmonë rob.

 

RRUGË MENDIMI

Sonte udhëtoj me mendimet
në këndet e muzgut
duke shikuar yjet,
mali është udhëzuesi im.

Koha është zgjim i hidhur
në depërtimin tonë të frikshëm
drejt yllësisë pa emër,
rrugë kemi vitet, të mbjella pas nesh.

Urë bëj për mijëra vizione
bukuria i verbon sytë
fytyra jote shfaqet
nota muzikore lundrojnë në hapësirë.

Në përpjekje për të gjetur
fshehtësinë e ekzistencës,
bota vazhdon me fillimet
midis zonave të gjelbra.

Qielli fsheh yjet;
mali puth poezinë,
si burbuqe pranverore gjelbron
mes kokrrës dhe zogut.

Ringjallen gjurmët e dikurshme
shpirti i shenjtë flakëron në ne
prek ngrohtësi, engjëjt me ne këndojnë
lutje u dërgoj për dashuri e paqe.

 

Përktheu nga origjinali: Adem ABDULLAHU

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s