Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin me epigrame ““Shkronjat e Lunidës”” të  autorit Ded Nikoll Luca (Deniluja) 

Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin me epigrame ““Shkronjat e Lunidës”” të  autorit Ded Nikoll Luca (Deniluja) 

Autori: DENILUJA
Titulli: “Shkronjat e Lunidës”
Epigrame
Redaktor: Ded Nikoll Luca
Botimi i parë, 2020
ISBN: 978-9928-326-31-7

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 13.5x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

Roland Lushi
Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7
http://www. botimetada.com
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, gusht 2020
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Luca, Ded N
Shkronjat e Lunidës : epigrame /shkroi e red. Denilu.
– Tiranë : Ada, 2020
60 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-326-31-7
1.Letërsia shqipe 2.Epigrame
821.18 -193.2

NË VEND TË PARATHËNIES

Duke qenë se ky libër i kushtohet mbesës time Lunida, në vend të parathënies së librit po publikoj për lexuesin shkrimin e Lunides me titull: Në mes të errësirës ka dritë .
Ky shkrim u publikua në një portal të rëndësishëm dhe tek libri i xhaxhi Dedës mbetet një kujtim i bukur.
Ndodh që secili nga ne, shpesh herë të përballet me vështirësi, me sfida, sepse sfidë është vetë jeta. Ata të cilët mendojnë se kohët e mira zgjasin përgjithmonë, ose nuk e njohin jetën, ose mendimet e tyre nuk kanë pika takimi me kohën dhe realitetin. Të tillë njerëz e kanë të vështirë rezistencën ndaj vështirësive dhe si rrjedhojë, i nënshtrohen pengesës më të vogël pa u përpjekur dhe përballur me sfidën. Ngritjet dhe ngjitjet e jetës gërshetohen me dështimet dhe sukseset, lumturitë dhe zhgënjimet. Jeta nuk është lëndinë trëndafilash, ndaj edhe gjembat e saj thumbojnë fort, por duhet në jetë të jesh i fortë. Mendimi për të qënë i fortë dhe për t’ia dalë mbanë gjithçkaje me guxim nuk do të ishte kurrë zgjidhje fitimtare. Pse? Është aq e thjeshtë, por edhe e komplikuar. Njeriu do forcë, sigurisht, se dobësia e ligë edhe njeriun më të mirë. Guximi kurrë nuk ia ka dalë pa shpresën. Shpresa me frikë është dobësi. Frika vjen vetëm nga mendimet e frikshme të dështimit. Duke menduar, njeriu harron të shpresojë dhe kështu ndodh që nuk vjen ajo e bukura që pret jeta. Është mungesa e shpresës që thyen shpirtin tonë më shumë se dhimbja.
Unë, adoleshentja e botës gri nuk mund të pres nga jeta të më servirë ëndrrat e mia. Jeta nuk ka asnjë detyrim të më japi atë që unë pres. Jeta ka servirjet e saj, e ato janë menu të ndryshme. Kurrë nuk e kisha menduar se në pranverën e bukur do të mbylleshim dhe me frikë do të qëndronim dhe me familjarët. Kurrsesi nuk imagjinoja që të qëndrosh larg njerëzve, t`i shohësh dhe të mos i takosh… Apo të mendoja se ka armik të tillë, që vret në këtë mënyrë si COVID -19.
Dhe sa e sa mistere ka jeta… I vetmi mendim që nuk mposht jeta është se çdo gjë e ka një fillim dhe një fund dhe fundi ka të mira dhe të këqija.. Të menduarit pozitivisht, besimi dhe shpresa janë trinomi i lumturisë së jetës, busullat orientuese të jetës sonë.

Ded Nikoll Luca

Njeriu lind, jeton dhe vdes duke besuar. I vetmi burim energjie për jetën. Keni parë njerëz të dobët??! Ata besojnë pak dhe nuk e kanë këtë rreze drite brenda zemrës. Kur vyshken mendimet, besimi zbehet dhe mbetet shpresa. “Shpresa vdes e fundit!”- thonë. Ja pra, që njeriu duhet të jetë i fortë e të qëndrojë duke vepruar. Unë jam e fortë! Guxoj! Shpesh kujtoj thënien e gjyshes : “Sado e fortë të jetë era, mali nuk lëkundet…” Sado i fortë të jetë problemi apo i pamundur, unë nuk rrëzohem e as nuk dorëzohem.
Momentet që po kalojmë dhe situatat që sa vijnë e po vështirësohen më kujtojnë betejën. Unë jam një adoloshente e cila me forcën time dhe mundësitë quhem një ‘hiç’, por askush nuk mund ta marrë me mend se unë mund të ndyshoj botën me mendimet e mia, ja me një situatë të vështirë jete. Pavarësisht shkallës së vështirësisë së problemit që ne po jetojmë dhe humbjet e kësaj beteje nga shumë njerëz, mendimi se nesër do të jetë më mirë, dëshira për të rindërtuar një ditë më të bukur, të gjitha këto hapin një faqe të re që kuron plagët e së shkuarës dhe ngjall shpresë për të jetuar lumturisht e për të realizuar këtë gjë bazohemi te shpresa dhe besimi. Kështu ngrihesh përsëri në këmbë dhe kap kohën e humbur. Dështimi në jetë vjen nga mungesa e besimit të fortë. E kush do ta dëshironte jetën të tillë, pa punë, pa shkollë, njëzet e katër orë online, pa njerëz, pa asgjë të domosdoshme?! Kush do ta donte jetën të rrezikuar nga momenti në moment?! Askush…Askush… Çfarë mund të bëjmë? Vetëm duke marrë pozitiven e ditës, të bukurën e çastit, ta rrëmbejmë sot me shpresën dhe besimin që do ta gëzojmë nesër.
Koha sot na ka vënë një kusht: TE JETOJMË. E shkuara është ikje pa kthim…E nesërmja nuk duhet parë si e pamundur…Në libra kam lexuar se nuk duhet të strukem përballë të panjohurës apo vështirësisë. E më vjen në mendje thënia e Angele Martin…” Të jesh sypatrembur do të thotë të duash sikur nuk je lënduar kurrë më parë”. Të jesh sypatrembur do të thotë t`i kapësh mundësitë, kudo që janë, të çash rrugën përmes errësirës për të mbërritur te drita”.
Besimi, shpresa dhe mendimi pozitiv janë ngjyrat, busullat, zëri i jetës që na thërret…Nesër agon dita…
Lunida Luca, mbesa e autorit Deniluja

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s