Kalendari poetik: Idea Vilariño Romani (1920-2009) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Idea Vilariño Romani

Kalendari poetik: Idea Vilariño Romani (1920-2009)

Sot, më 18 gusht, është 100 vjetori i lindjes së poetes, eseistes, përkthyeses, muzikantes dhe kritikes letrare uruguajane. Bashkë me Mario Benedetti-n i përkiste grupit intelektual që u quajt “brezi i 45”. Ja poezia që përzgjodha me këtë rast:

S’KA ASNJË SHPRESË

Nuk ka shpresa
që gjithçka të marrë rrugë
që dhimbja të qetësohet
dhe bota të rregullohet.

S’ka pse gënjejmë veten
që jeta të verë në fije
kërkesat e saj të rrëmujshme
dhe veprimet e saj t’i verbojë.
Një fund i lumtur s’ka për të qënë,
as një puthje pafund,
gjithë kënaqësi, ashtu përhumbshëm
s’do të na parathotë ditët që na presin.

Dhe s’ka për të qënë një mëngjez
i freskët, kundërmues
i një pranvere të re
gëzueshëm për të filluar.
Përkundrazi, e gjithë dhimbja
sërish do të vërshojë
dhe s’ka kush të na çlirojë
nga ngërthim i saj.

Duhet të ecim përpara
të vazhdojmë të marrim frymë
të durojmë dritën
dhe të mallkojmë gjumin
të gatuajmë pa besim
të kurvërojmë pa qef
të përtypim pa dëshirë
dhe gjithmonë pa lot.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s