Felix Luis Viera
Kalendari poetik: Félix Luis Viera 19 gusht 1945
Poet, shkrimtar kuban disident, feston sot 75 vjetorin e lindjes. Në vitin 1995, ndërsa ndodhej i ftuar në Meksikë për një takim letrar, shfrytëzoi rastin dhe miqësitë që kishte për të shpëtuar nga diktatura kastriste. Në një nga romanet e tij të fundit me titull “Un ciervo herido” (“Një dre i plagosur”) përshkruan kampet e përqëndrimit apo “të riedukimit nëpërmjet punës”…si në Shqipëri, ku edhe Spaçi, Qaf-Bari, etj quheshin “kampe riedukimi”. Kam disa shqipërime prej tij, disa prej tyre i përfshiva në librin e vjetshëm “Antologji e Poetëve Disidentë” botim i shtëpisë botuese Jozef. Ja përzgjedhja ime në këtë përvjetor të Poetit:
KARTOLINË NGA KUBA
Dikush më dërgon një kartolinë nga atdheu im
dhe më thotë se atje qenka ende si në këtë kartolinë:
Është pamja e një femre të bukur me rroba banje,
që shëtit në një plazh pa fund.
Një femër që për tre dollarë ia jep kujtdo.
Rapsod që kurrë këngën s’e ndal.
Dhe Tirani, nga tribunë e lartë
krrokat, krrokat, krrokat.
© shqipëroi Maksim Rakipaj