Letër Bashkëshortes – Poezi nga Sergei Esenin / Përktheu në shqip Vasil Çuklla

Poezi nga Sergei Esenin

 

Letër Bashkëshortes

Mban mend,
po natyrisht, gjithshka e mban mend,
tek qëndroja
bri murit…
tek venim e vinim në dhomë, marrëzisht
tek fytyrës më përplasje
ca fjalë, egërsisht.

Thoshje:
të ndahemi mbëriti ora ,
se ju torturoj
me jetën time të marrë
dhe mbëriti çasti, të merrni seriozisht jetën tuaj
ndërkohë, që fati im,
rrokopujë është edhe rrënkim!

E dashur!
Ju, nuk më dashuruat
Nuk dinit se isha, në mes të njerëzisë,
si kalë i harbuar
nga i guximshmi kalorës kalëruar

Nuk dinit,
se gjendem, në të vazhdës turbullim
nga trandja, e së jetës rutinë
dhe keqardhja ime është, se nuk e kuptoj
ky fat, ku kërkon, të na çojë!

Më sysh…
fytyrat nuk shihen mirë.
Të rrallat gjëra, shihen më mirë nga larg.
Ju vlon… sipërfaqia e detit
anija rangallë është, për të qarë

Rruzulli është, një anije!
Por dikush, krejt papritur,
drejtoi botën,
mes mjegullash, stuhi…
për një jetë të re, për një re lavdi.

Dhe kush nga ne, kuvertës së madhe
nuk u rrëzua, nuk volli, nuk shau?
Janë të paktë ata, me shpirt të guximshëm,
që i qëndruan të fortë, trandjes kur ngjau.

Kështu edhe unë,
nën zhurmën e egër,
në punë i përvojë,
zbrita, në të anijes hambar
të vjellat e botës, mos t’i vështroj.
Ky hambar ishte,
taverna ruse.
Dhe u përmbysa gotës
me vendimin të zhdukem
për kënd të mos trishtem
në të dehjes marri.

E dashur, e di!
Unë, ju shqetësova,
kishit një trisht
syve tuaj të lodhur,
sepse unë para jush
skandalesh u konsumova.

Por, nuk dinit,
se gjendem, në të vazhdës turbullim
nga trandja, e së jetës rutinë
dhe keqardhja ime është, se nuk e kuptoj
ky fat, ku kërkon të na çojë!

Vitet tashmë kanë kaluar.
Tjetër moshë kam tani.
Ndryshe ndjej dhe mendoj
Dhe them, me verën festore:
timonierit, njëmijë herë Lavdi!

Sot,
brishtësi më rëmben.
Kujtova, lodhjen tuaj – mërzi
dhe ja tek nxitem, t’ju a them
si isha aherë
dhe si jam, tani!

E dashura ime!
Gëzoj, përçka do ju them:
Rrënien në hon, e evitova
Tani, në vendin tonë – edhe kjo vlen….
jam bashkudhës i frymëzuar.
Nuk jam më,
sikundër dje.
Nuk do t’ju tortoroja,
ashtu si dhe më parë.
Për flamur të Lirisë
dhe për të përndriturin punësim
jam gati të mbërij, Betejës së paparë.

Më ndjeni….
E di, nuk jeni më e njëjta –
rrugëtoni
me të ndershëm bashkshort dhe të zgjuar
nuk keni, për të miat, hiç nevojë
dhe unë
as edhe një pikëz, nga të tuat.

Të rroni,
ku ylli ju drejton
nën strehën e një epoke të re, përplot frymë.
Përshëndetje,
gjithmonë do t’ju kujtoj,
i njohuri juaj,

Sergei Esenin!

(1924)

 

Shqipëroi: Vasil Çuklla

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s