Poezi nga Odise Kote

Poezi nga Odise Kote

 

IKJET VJESHTAKE …

Baladë

Zonjëza ime s’u tret malli,
gusht e vjeshtë!

Deteve nusja e djali,
u fik flaka, u fik zjarri,
tënga çan pllakën e varrit.
Shirat ranë rrëshekë…

Ëndrrat dergjur tek ky vis,
gjumë i thellë!

Heshtur muzgu,
prerë një lis,
sorrë zezat plis më plis.
Shirat ranë rrëshekë…

Mbirë si këpurdhë ndarjet,
ikjet lumë, medet!

Shpirt’ i tokës ç’i plas vajet,
shkretisë shter
iu shterën fatet.
Shirat ranë rrëshekë…

Ikën zogjtë shtegtarë,
s’ka fole nën sprethë!

Gurë dhimbjet, gurëçarë,
shembur mure,
shkulur trarë.
Shirat ranë rrëshekë…

Zonjëza ime ngopur derte,
gusht e vjeshtë!

Shpraz maraze,
helm në qelqe,
pse kaq shpejt i flake gjethet.
Shirat ranë rrëshekë…

 

BLERJA …

Ç’e zezë e ndritshme, dehje rrëzimi,
s’paska të mbaruar kjo krusmë.
Si lodhje morti rrek thyerje hakërrimi,
e ftohtë, përqeshëse, jermqulltë.

Mjafton moskuptimi, përsoset kaosi,
Hosana – hahaha, egërsi, verbëri, ding!
Ankthi i së keqes, ashtu kot së koti,
majmun i harruar mitologjik.

Pa zbardh e diela, pendime dhe falje,
në shmang, lëbryn hile – flutura në kokë.
Shpresërrejshme, e paemërt, plym dinake,
nis blerja e plakut Karont.

Nis blerja e taksës, ovill të bakërt*,
kalimit të meitit Matanë, në Parajsë.
Ç’e zezë e ndritshme si lodhje morti,
që shpirtin si qelq e plas…

*Në Antikitet duhet të paguhej taksë në liman tek plaku Karont, për të kaluar Matanë. Dy pafta floriri i vendoseshin Meitit në sy për të kaluar në Parajsë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s