Kalendari poetik: Théophile Gautier (1811-1872) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Théophile Gautier

Kalendari poetik: Théophile Gautier (1811-1872)

Pierre Jules Théophile Gautier, poet, gazetar dhe kritik letrar francez, u lind më 30 gusht 1811. Vlerësohej shumë nga poetë dhe shkrimtarë si Charles Baudelaire, vëllezërit Edmond e Jules de Goncourt dhe Oscar Wilde. Ja një poezi e tij në shqip:

POETI DHE TURMA (LE POETE ET LA FOULE)

I tha një ditë fusha malit të përgjumur:
“Sado të fryj’ era, tek ti s’arrin o mal!”
Poetit të menduar mbi lirën përkulur,
Turma i tha: “Ç’na duhesh ti, ëndërrimtar?”

Mali i mërzitur, fushës i dha përgjigje:
“Unë e bëj të mbijë, në ty ç’është mbjellë;
Kur nga diell i drekës gjithçka gati digjet,
Veç unë mund t’i ndaloj retë lart në qiell!

Me duart e mia lëshoj borën në orteqe;
Nga krahërori im rrjedhin gjithë përrejtë,
Akujt i shkrij që tek unë me shekuj dergjen
Dhe të argjendtë rrjedhin, lumej që t’ushqejnë.”

U përgjigj poeti turmës, ashtu si diti:
“Prisni të mbështes ballin mbi duart e mia.
A s’e shihni që mua më gurgullon shpirti
Dhe burim bëhet, ku pi gjithë njerëzia?”

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s