Poezi nga Luerda Avdiaj
***
E di si më je?
E di si të ndjej tani?
Si drita…
Ka më shumë se drita që puth sytë?!
Drita,vet jeta
Ti e di…
T’i shoh sytë ëmbël nën këto rreze
Ëmbël si ato perëndimet greke
buzë brigjeve të Parosit
ku shpirti puth zemrën
Në këto rreze
që më bien mbi fytyrë
T’i puth e mi puth sytë…
***
Është lodhur nëna
Është plakur nëna…
Koha ia ka zbardh flokët si borë
Andaj unë nuk e dua borën
Më sjell ndërmend plakjen e saj
E mira e botës
E kësaj jete ,e mira Ajo…
***
Ajo ka mbet e pa rritur
Që prej atëherë,
Kur errësira nuk u puth me dritën më kurrë
Fle në krahët e mi prej vitesh
I janë rritur flokët
I tregojnë kohën…
Por sot ajo ka ardh ndryshe
Ka bërë vend në sytë e ëndrrës
Sot ajo quhet ndryshe
Dritë shprese ia thirr emrin
Është po e vogël
Lindi dje…
E vogëla e parritur prej atëherë
Zgjati kaq shumë duart drejtë shpirtit tim
Diç bëri ,diç i tha…
E pastaj befas,pa kuptuar
Lindi një fëmijë
E rri qet në qerpikët e butë të syve të mi
Derisa të mësoj gjuhën e dritës…
Deri atëherë,
Unë mbes besnikërishtë në kufijë të pritjes…
***
Ajo ka mbet në sy të ëndrrës time
që prej ditës që erdhi në mendime t’mia
Fle…
Fle kaq Perëndishëm
E kush e di se çfarë shikon në frymarrjen e saj të butë…
Është kaq e pambukët
Saqë kam frikë ta puth me ralitet…
Por,ia dua shumë qerpikët,ku fshehur rri
Ëndrra ime
Jeta ime
E gjithë Ai…
E flokët që drita e shpresës ia çel
Ia dua më fort
Ia ledhatoj me ndjenjën time për të
Aty ,në flokë të saj kam fshehur gjithë Unë time
Ajo fle në sytë e ëndrrës sime