Poezi nga Fatbardha Behri Kaçi
BUZËMBRËMJE VERE
I vagëllt, vibrues, tis’ i buzëmbrëmjes,
rrëshqet në cep dite të nxehtë…
Qielli i Gushtit ende fsheh në gjoks yjet.
Aty – këtu ato nxjerrin kryet,
zogj të brishtë kohësie …
Regëtimë xixëllimi drithëron çdo qelizë
mall i paemër, angështues,
ëmbëlsisht pushton hapësirë të ndjenjave …
Cila hyjni më përkëdhel me duar flladi,
lotët m’ i fshin ?.
…e papeshë .., .fluide …
Teksa dallëndyshet kthehen në fole,
unë tokësorja,
dëshiroj fluturimin …!