Kalendari poetik: Eduardo Galeano (1940-2015) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Eduardo Galeano

Kalendari poetik: Eduardo Galeano (1940-2015)

Sot më 3 shtator, do tè mbushte 80 Eduardo Galeano, shkrimtar, gazetar, eseist dhe poet uruguajan. Një nga personalitetet më të vlerësuar në letërsinë amerikano-latine. Prejardhja e tij ndahet ndërmjet Uellsit, Gjermanisë, Spanjës dhe Italisë. Karrierën si gazetar e filloi në gazetën Marcha, me të cilën bashkëpunonin pena të shquara si psh., nobelisti Mario Vargas Llosa, Mario Benedetti, etj. Pas grushtit të shtetit në vitin ’73 e arrestuan, por mundi të arratisej dhe u vendos në Argjentinë. Pas grushtit të shtetit në Argjentinë u detyrua të arratisej sërish, sepse e kishte emrin në listat e skuadroneve të vdekjes dhe shkoi në Spanjë. Në vitin 1985 u rikthye në atdhe ku jetoi deri në fund. Librat e tij janë përkthyer në mbi 20 gjuhë; kam edhe une disa poezi prej tij; ja njëra prej tyre:

FRIKË

Kjo botë nga frika qeveriset,
nga rregullat e frikës, pushteti frikë na jep të hamë,
ç’do të qe pushteti pa frikën? Pa atë frikë
që pjell përditë pushteti të përjetësojë veten.
Uria sjell frikë.
Frikën e heshtjes që shurdhon rrugët.
Kërcënon frika.
Po bëre dashuri merr SIDA-n.
Pive duhan merr kancerin.
Thith ajër thith edhe ndyrësitë e tij.
Po pive rrezik aksidenti.
Po hëngre, rritet kolesteroli.
Po fole, mbete pa punë.
Dole në rrugë, rrezik pëson dhunë.
Po mendove të shtohet ankthi.
Po dyshove, çmendesh.
Nëse je i ndjeshëm, vetmia të pret.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s