Poezi nga Majlinda Zeqiri-Shaqiri

Poezi nga Majlinda Zeqiri-Shaqiri

 

Ishte Perlë

Ajo iku pa faj,
E si të mos qaj ?!
Këputa lotin nga qerpiku i saj,
Në grusht më ngeli deti oqean,
E si të mos qaj ?!
Këputa rrezen nga dielli i Saj,
Në gushë më mbeti ofshamë e prushtë,
Dikush nga mbrapa më goditi dhe iku,
Para këmbës një perlë ra,
Do të kthehet, do të kthehet më tha,
Diçka befas në vesh më pëshpëriti,
Para këmbës një perlë ra,
Do të kthehet në Maj më tha,
Ajo iku pa faj,
Ishte perlë fjala e saj…!

 

Çast

Rrokulliset nata,
Mbi çarçafin e mëndafshtë,
Tretur me ditën,
Në djersen e zjarrtë,
Veshur me muzën,
Kapur për dore,
Si Hëna dhe Dielli në Altar,
Hëna mbi faqe,
Flokët ledhaton,
Djersen e ballit,
Dielli përqafon,
Qetësia thërret,
Rri për një çast,
Heshtja pëshpëritë,
Le të bëhet PARAJSË!!!

 

Molla e Kuqe

Më beso kur të them,
Syri pikon,
Nga gjaku i njom,
Emrin vulos,
Jam Iliri,
Jam Mollë e Kuqe në kufi,
Feniksi në Mbretëri,
Linda për të rilind,
Të madhen Shqiptari!
Aty im at ngriti fole,
Sofra e nënë lokes akoma pret,
Pluhurosur nga balta e harruar,
E rrënjës në kufi,
Jam gjeneratë,
Epokë e shekullit të ri,
E ti kohë !?
Ujëvarë e turbullt më je!
Si s’të vjen turp,
Ti vardisesh një epoke të re?
O bir!
Më thuaj ti,
Pse yjet lozin zvarrë,
Pse Hëna e rraskapitur,
Qëndis fustan nusërie,
Mos vallë ti përkunde ëndrrën,
E le të fle,
Në Djepin e të madhes
ILIRI!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s