Poezi nga Myrteza Mara

Poezi nga Myrteza Mara

 

MË MIRË KËSHTU

Më the se ke humbur një shok
Se miqësin e ktheu në dashuri
Ndaj dhe unë s’të afrohem dot
Se nuk dua të vuajmë të dy.

S’dua të humbas si notat e këngës
Kur pentagrami laget në shi
Nuk kemi faj që sytë janë në zemër
Në ballë rrinë thjesht si stoli!

Më vjen ta le kraharorin bosh
Dhe të endem si era në shkretëtirë
Doja që bashkë të ishim shokë
Pse duhet të ndahemi: “lamtumirë”?

Më mirë larg, për faj të zemrës
Arsyeja heshtur si guri në themel
Mos u mundo të vish as në ëndërr
As tek kafja, si çdo ditë të djelë.

Do kthehem tek stoli i heshtjes
Ta bind zemrën ndryshe, nuk di
Të ngushtë këta shtigjet të jetës
Më mirë kështu se një marrëzi!

 

PËRHERË KA KOHË

Përherë ka kohë të fitosh e të falësh
Atë që mendon se iku në pakthim
Mjafton të zgjedhësh ca lule fjalësh
Dhe loti i syrit do shndris si agim.

Përherë shpresa do të vdes e fundit,
Jemi njerëz me zemër dhe me shpirt
Dhe kush mendon se rrugën e humbi
Tek froni i qiellit ka aq shumë dritë.

Përherë ka një shteg, ka dhe një urë
Urtësia është e para që kalon
Vetëm urrejtjet godasin me gurë
Dhe s’mbërrijnë kurrë në destinacion.

Përherë duhet të pyesim zemrën,
Gjuhës i vjen radha e fundit.
Modeli pasqyrë-dashuria e nënës
Ajo që mbyll dhe plagët e plumbit.

Përherë ka kohë për atë që s’dyshon,
Tek udha e dritës së diellit dhe Zotit
Përherë ka kohë për atë që shpreson
Tek dallgët e shpirtit dhe besa e lotit.

 

PROGNOZA E GJYSHES

Rrojte sa nuk deshe, o gjyshja ime,
Tërë jetën Nënë të folën të gjithë
Në krye të qoshes, në halle e gëzime,
Më shumë nga gjithçka të flisnin sytë.

Rrëfimet e tua si gurët e tespieve,
Tregoje për sulltanë, mbretër e oborrtarë
E dalloje të ardhmen në sytë e yjeve
Çfarë kishe thënë e nuk kishte dalë!

“Do vijë një kohë do haj njeriu-njerinë,
Mbretërve do u thahet pështyma nga fjalët
Do prishet moti, do të mbetet pa stinë,
Të vdekurit do varrosen në këmbë, si mullarët!”

Të vjetrit dëgjonin, ne qeshnim nën buzë,
Ka lajthitur-thoshim- e ka nga skleroza.
Por, them tani që më vjen kjo muzë
S’e paska gënjyer, gjyshen, prognoza!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s