Poezi nga Vasil Çuklla

Poezi nga Vasil Çuklla

 

Ty, nuk t’a fsheh!

Këto shkruante babi në letër, – kotelja ime!
Dhe unë qava… Pse t’a fsheh, e kam nevojë.
Ca fjalë më pas, nuk i kuptova – çdo të thotë:
Po kthehem në Itakë… ëndërr e ëndrrës sime,
Para se shtëpia, të më shndërohet në Trojë?!
***
Ehë! Po kthehet në shtëpi, babushi ime!…
Këtë sekret, kërkuj mos ja trego!…
Tani edhe unë, s’do t’jem vajza, jetime…

 

Qan një zog

(Baritore)

Qan një zog, me zë të vajë
Bilbil këngëtari!

Qan dhe ulërrin, s’ka faj
Kujet, si i marri!

Tek vështron folezën bosh…
Ikur zogjtë, të tërë!

Lënur hon, nën këmbë, teposht
Gjumi, si ta zërë?!

Nuk dëgjohet më, gugamë
Folezës së prishur!…

Veç këngëmorrt, e këngëgjamë
Del shpirtit, vithisur!

Ikën, morrën arratinë
Në mes territ, natë…

Ikën, se s’e desh Atdheu
Atë këngë të mjaltë!

Ikën, e lanë Mëmëdheun
Fatet, lënur hon!

Ikën!… Τash, vise të tjera
Këngën ju dëgjon!

 

Monolog më vete

Nuk desha, im bir, të të flas asnjëherë.
Të të trgoj, biri im, kërkova gjithmonë.
Kahun e ecjes, monopatit që therr…
Rritmhapin të zgjedhësh, sa s’është tepër vonë…
Jeta s’është këngë, që me vete të merr!

Nuk desha, im bir, të të flas asnjëherë.
Të të trgoj, biri im, kërkova gjithmonë.
M’i vodhën imazhet, në sy mbollën terr
M’i vranë horizontet dhe shpirtin lanë hon!
Ndaj rritu mesdimrash, vetmive si ferr!

Nuk desha, im bir, të të flas asnjëherë.
Të të trgoj, biri im, kërkova gjithmonë.
Tani më dëgjo… si kurrë ndonjëherë:
Në kohën pakohë, mësoje, s’ka “vonë!”
Pranverë do të korrësh, po mbolle, pranverë!…

 

Djep Perëndie

Po fle i ëngjëllt,
prehrit të nënës
Dhe po sheh ëndërr,
dritërrezesh larë.

Balukja rrënë,
hije mbi ballë

Rritet i paqtë,
dritësermtë e hënës
Në prehër nëne,
mbështjellë me mall!

 

Shpresëtar

Lerja, përherë shpresës,
të ndezur, një dritë!
Ndoshta,
humbi rrugën,
mes territ të natës
Ndoshta,
grahmon mjegullash
Ndoshta,
u përshpirt…
Ndoshta
vjen, përzhytur
mes zhegut të vapës.
Lerja përherë shpresës,
të ndezur, një dritë!
Është e verbër shpresa
Ndjen, por s’sheh nga sytë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s