Poezi nga Agim Desku

Poezi nga Agim Desku

 

E PREMTJA E MADHE

Nënë sot rri zgjuar dhe mos ke frikë
Ditë e ngohtë bën në Amerikë

Janë ba bashkue tokë e qiell
E janë çel sytë e mi
N’Rozafat Ajkunë edhe ti mirë e di

Më thanë së lgjendat kishin ardhë
Më të marrë Ty
Sa e deshta burrërinë e Prometheut

Ah Venedikut i raftë pika
Si na i la Bajlozët n’këto anë

Sot n’Kala po të bëjmë mbretëreshë
Për nuse t’shqipeve të vëhet kurora
Në legjendë për zanë të mora.

 

L E D I

Mos u frikëso nga mëkati Ledi
Edhe pas Adamit secili e hëngrëm
Mollën e Ndaluar
Dhe as që u prish bota nga dashnitë

Nëse duhet fajësue të tjerët
Në vend të zotnave a njërëzve
Më fajësoni mua

Nëse them s’ka faj Ledi
Të marrë më quajnë
N’dashni o ka hyjni o ka tradhti
Të dyjat nuk shkojnë bashkë

Derisa zotnat krijuan demonë
Bota për pak mbeti n’tradhtarë të dashnisë
Sa t’pafaj janë ata që dashninë e kanë me zemër
Dhe vdesin si Ledi për t’jetue si heronj

N’tradhtarë jetojnë ata që vrasin dashnitë
Dhe as që kanë Zot dhe dritë dielli
Mos qofsha n’shpirin tënd
Kisha dëshirue të di
Çfarë fshehet n’dashni t’Ledit

Nëse më duhet të vdes
Vdekjes homerike nuk ia kam frikën
Pasi unë vdes vetëm njëherë
Për atdhe e dashni
Në të njëjtën kohë

Shpirti im s’ka vdekje tjetër
Janë vdekje të rënda
Kur njerëziit vdesin tradhtisht
Për atdheun

Për dashni nuk flitet
Nuk dnë të vdesin për të
Sa më vdiset vetëm njëherë
Ah të kisha ditë me dashtë
si ti Ledi

Sa larg jam nga ti Ledi
Tradhtisht po i vuaj mëkatet e ferrit
Bota më rëndon më shumë se vdekja ime

Nuk ke faj Ledi
As Adami s’ka faj
Zotnat krijuan dashninë për ty
Tradhtisht të vrarë

Zot për se krijuat demonët
Bota do të shpëtonte nga gota e dehur
Ah të cilave dhembje të poetit

Ju vraftë mallkimi i Ledit!

 

SHQIPTAR

Kudo shqiptarë
Në diasporë
Bulevardeve evropiane
Në Azi e Afrikë
Deri në Amerikë

Hamaj e sharraxhi
Do thoshte poeti Esat Mekuli
Të këputun për padronët e demonët
Musafirë në shtëpi t’vetë

Shqiptarë me emër e zemër

Çudi sa jemi shqiptarë
Një një Shqipëri kështu të ndarë
Të Marie Tucit e Havzi Nelës

Njëra vëhej në thes me macë t’egër
E poeti vihej në litar

Edhe sa jemi shqiptarë
Në Shqipninë e pas Fishtës
Ku dreqi e i biri vihet në krye t’politikës

Krejt parodi e bëjnë jetën n’Shqipëri
Zotnat ikin nga demonët që e rrethojnë
Zogjtë në dhera të huja fluturojnë
Sytë e rinisë mbi male në ikje lotojnë

N’Shqipërinë e vërbuar askush s’njeh t’zonë

Sa kam bërë lutje për një Shqioëri t’bukur
Ku rinia të rikthehet mbi krah t’fluturës
T’i bëhet mbret tokës së vet
Ku Zoti të bëhet një e s’ka dy

Ashtu edhe atdheu im të bëhet i lirë
Në një Shqipëri të popullit tim të mirë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s