Poezi nga Petrit Sulaj

Poezi nga Petrit Sulaj

 

NUK E DI SI HYRE MBRËMBË NË DHOMËN TIME

Nuk e di si hyre mbrëmbë në dhomën time
nga dera jo, me shul e pata mbyllur
gjithë natën të kam prekur e ndjerë,
pa e lëvizur dorën tej pulsit,
pa e nxjerrë ndjenjën jashtë lëkurës;
të preka si njeri i shtrenjtë, të preka
edhe se ti ishe veç një çafkë e bardhë,
që herë bëje hije e herë dritë,
mbi dyshemenë det
e tavanin, qiell.

Fluturove dhomës time me dritare hapur,
gjithë natën e gjatë ;
nga flladi që bënin krahët e tu
merrja frymë unë, fat i bukur,
bijë e endrrës së heshtur
kaq e shtrenjtë dhe e domosdoshme,
sa tash e tutje
bota do më duket jo më shumë
se foleja jote!

Nga libri: MËKATI IM LIND FËMIJËN E PARË

 

FATI MUND TË NDIHMOJË, PO JO SHUMË

Mes meje e punëve të mira të mia
ka diferencë të madhe.
Punët e mia të mira nuk janë punë fati.
Unë po, jam fat,
Fat i pastër, jam.
Askush e di se punët e mia
nuk janë punë fati
e unë fat i pastër,
përveç meje.
Askush e di përveç meje
pse poshtë këmbëve të tua
qielli është pa yje
e se pse ti nuk ke uri sot
është fakti
se uria po mbledh rrugëve
të pangrënët e qytetit
për të ti sjellë te hanë me ty darkë
mu te shtëpia.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s