NAIMIT / Poezi nga Sadik Bejko

Poezi nga Sadik Bejko

 

NAIMIT

Brinjët e dala
Në gjoksin e Naimit
U bënë flatrat e Shqiponjës së Flamurit
Midis këtyre brinjëve gjaku ynë rrodhi
I vjetër që nga koha e gurit.

Përtej këtyre brinjëve aq të holla
Fare lehtë mund të shiheshin mushkëritë
tek po thithnin burimet, kaltërsitë,

Mund të shihje se si rriteshin
Të forta dhe të bukura
Motivet që ngjizeshin thellë indeve…

Ato brinjë mavija e muzgët e maleve,
Ai gjak rrezja e pritur e agimeve.

Brinjët e holla e të dala
Në gjoksin e poetit
U bënë flatra për Shqiponjën e Flamurit
Me ato flatra udhëton ai drejt nesh
Udhë në zemrën e foshnjës dhe të.burrit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s