Poezi nga Sinan Vaka

Poezi nga Sinan Vaka
 
 
REMINISHENCË
 
Këtë çast , që me nerv dhe lehtësisht e flak tutje,
duke dimëruar shikimin me akuj shpirti dhe endje,
mos harro se nesër duke rikthyer koha edhe një puthje
do të sfidojë dhe përqeshë të sotmen time dhe tënde.
 
Kujtesa do të përcjellë një zjarr të trazuar hyjnor,
ndërkohe vegim kur të na rikthehet qartësia,
paskësaj ferrin e kemi të sigurtë. Gati, gati më mizor
do të na djegë thellësisht turpi nga marrëzia .
 
Te dhomat e shpirtit ku çel dhe mbyllet bota e dashurisë
do të lëvizë një e djeshme me fytyrë fantazmash
dhe thellësisht si brenda muresh qelqorë
e sotmja që po kalojmë , do të ngjasojë plasaritje xhamsh.
 
 
 
DEKLARATË NË VUAJTJE
 
Shfaqen me të forta dritëhijet
që zemrën dikur… lodhin me trishtimin…
me mbarime iluzionesh në tretje…
Prandaj nise shpirtin të udhëtojë,
ku shkund petalet lulja dhe lulëzimin,
sepse të jep ngasje me frutin në gjetje .
 
Sa dritë dhe sa dhimbje,
çel ëndërritja e dashurisë !
Lexoje letrat e mia dhe verreja ironinë si prush,
por tash zgjohem tek altari i durimit ndaj teje,
nën shikimin e pemës që mbollëm,
me sy të lotuar…
Kjo është jeta që plotëson dhe përmbush !
 
 
 
KUJTIMI
 
Rrafshinë e paanë ku gjithçka braktiset
e dyshimi mijëzohet mbi krahë të mjerë,
përsëri një aromë e trëndafilte ndizet,
si përqeshje pikëlluese zemrës së djerrë.
 
Vetvetja kandil i zbehtë në venitje të zvargët
që era e trishtë e përkund përhumbjes pa cak
Unë i shtoj vajin e brejtjes me mërzi të largët
kur të kujtoj askundit dhe ndjehem, si plak.
 
Kujtimi që rikthen forma ndjellëse, lajkatare
flak brenda hijes sime shpresën e mekur,
marrëzi dëshire , rrekezë kristalore dhe asfare
nuk i shmangem ngasjes, s’jam i vdekur.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s