Poezi nga Ekrem Ajruli

Poezi nga Ekrem Ajruli

 

LENI YJET NË UNIVERS

Nuk e di në më harrove
Nuk e di në derdh lot
Për një fjalë një kështjellë rrënove
Gjithë ai gaz paska qenë i kot

Nuk e di në më harrove
Në derdh lot nuk e di
ikën muaj ti s’u kujtove
Se një zemër rreh për TY

Mos përmend takimet tona
Se në shpirt m’trazon pikëllime
Mos përpush prushin e fjetur
Se në buzë më ndjell fërgëllime

Lere prushin aty nën shpuzë
Leni yjet në univers
Tash nuk dua as varg as muzë
Që kur ngrite murin në mes

N’djall le të venë qeshjet tona
Bashkë me syrin tim të zi
Le të digjen të gjithë yjet
S’ka ç’më duhet ky qiell pa TY.

 

FAJI JETIM…

Miqësia u këput
Nuk e di sesi, s’e di përse
Ishte faj i yt apo faji im!?
I ngrari n’sokak ngeli jetim
Ndoshta…
dhe rinis miqësia
po një dreq nyje seç zë n’mendje
dhe prishet harmonia.

 

MË THUAJ…

Si t’ia bëj pa ty…!!?
në këtë gushtvjeshtë.
Ja, tani vera ikën…
dhe dielli nuk reshkë…
vijnë re mbarsur me shi
Mua malli më përvëloi
për ty MOLLAPJESHKË
Ndaj në gastare dhembjen e pi…
Se s’bëj dot pa Ty…!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s