Poezi nga Zamira Agalliu
Dhurata të shtrenjta
Një tufë me lule të freskëta
A një tufë me manushaqe
Ca perqafime të nxehta
E ca puthje të lehta në faqe!
Ca fjalë të ngrohta për sot
Për punën që bëtë në edukim
Mësues të mjaftojnë, i ke plot
Mos kërko gjë tjetër në këmbim!
Dhurata të shtrenjta mos kërko
Unaza, çanta e varëse prej floriri
Përtej tyre ti mendo
Respekti nuk eshtë ai më i liri!
Figurën e mësuesit mos e nďot
Të kolegut a koleges tënde
Si ty ka shumë mësues sot
Që arsimit i sollën shumë dëme!
Nxënësi yt çdo të bënte pas kësaj
Thua se mendjen do ta kishte tek mësimi
Ç’shembull e model i dhe atij të pafaj
Me dhurata të shtrenjta blihet edukimi?!
Jeni ju pra që e bletë vet edukimin
Dhe sot festoni bashkë me të tjerë
Mbushët çantat e humbet shkëlqimin
Njollosët figurën e mësuesit me Vlerë!
Poezi
Po luftoj shumë me veten time poezi
Dua të iki e të largohem nga ti akoma
Ti më ndjek si një re e mbarsur në shi
E më lag shpirtin e etur, me ca shkronja!
***
Ti, deti im, je poezia ime e shkruar në valë
Me rimën e shkumës së bardhë
E recituar nga zhuzhurima e dallgës nē breg
Më rrëmben muza jote dhe më mbyt kënaqësie
Dashuria ime e pafundme. Ti deti im!
Me vesh me kaltërsi trupin, dhe sytë më marin po ngjyrat e tua te kameleonta..
Nuk di a zhytem unë në thellësitë e tua, a ti në të mijat thellësi
Aty shpirtrat tanë ngaterrohen, behen një tretësirë që vlon- vlon mes qiellit dhe ne…
Ky shi
U shfaq i pabesë ky shi …
Ne mes Gushtit që pritej vapë
Ai ngatëron ca re, si Ti
Bubullin e largohet prapë.
a@z