Poezi nga Panos Stathojiannis
Dikush
Dikush, kopështit, përjashta qëlloj
dhe cigaret, saksive i shuan
dikush, mbetet këtu, kur mungoj
gjej varëses, xhinset e huaj.
Dikush shkon në mëngjes punës sime
më ngarkon, punë-kartën, më kot…
pastaj, xhirro nxjerr qentë, për shëlbime
shoqërisë sillet keq, si idiot!
Dikush thotë, një të huaje – “të dua”
dashurisë, është i huaj… edhe trap
ç’kyç dyert dhe hyn, porsi mua
në të mendjes, të ziun dollap…
Dikush qan, përpara pasqyrës
dhe unë lotët, prej syve i fshi
dikush bie fund-honesh, mënxyrës…
dhe e mbledh, bërë copash tani.
Shqipëroi: Vasil Çuklla.