Poezi nga Sergei Esenin / Përktheu në shqip Vasil Çuklla

Poezi nga Sergei Esenin

 

Të jesh, Poet

Të jesh poet, është e njëvlerë
sikur, vragat trupin, kafshuar ta kanë
dhe gjakut të nxehtë, akoma një herë,
vijnë bishat, që shpirtrat të shplajnë.

Të jesh poet, të endësh i lirë, do të thotë
vargjet më të bukur, si ai…
zemra e bilbilit, këngnajës s’lodhet dot
dhe pse përsërit, të njëjtën melodi.

Cicërimë kallpe, i gënjeshtërt teli
i kanarinës, tek këngës ia thotë…
dhe pse me zë zhabe, të lodhur, nga meli
e do virgjërore këngatën – kjo botë,

E tepëroi cazë, Profeti në Kuran
rubinetat e verës, gjithë, si i vulosi…
në të pirë poetëve, s’u gjëndet derman
dehu sa të duash, s’dinë çdo të thotë, “sosi”

Dhe, kur derën dashurore, çel ai
dhe e gjen përqafur, me një tjetër qaflesh
ujë ndër deje, jo gjak, e mbyt me mërri…
thikë – trishtin në zemër, s’i a ngjesh.

Tej zilisë, arpënxehtës, nden krahun
lehtaz vërshëllen, gjer rrugicës së vet
“E, ç’u bë? rrugaç do të vdes, andaj mbahu…
malet, janë mësuar me borë, në gjithjetë!,,

 

Kurrfarë pendesë, kurrsesi lot…

(Një tjetër, variant)

Asnjë pendesë, lot kurrsesi, s’do të pikojë
Gjithshka përshkon mollët, si mjegull rralluar,
Ngjyrë-artës së vjeshtës, i zbehur mendoj
Dëshirat, rinininë, mjerisht, s’mbajnë në duar

Tik – takun ke ndryshe, tani, zemra ime
Ngërthyer thëllimit, që pas ndiqte, zvarrë
Tapet shtrojnë plepat, ndjesive intime
S’më ftojnë zbatharak, tek rrugët kam marrë

Shpirt rrugaçi! Gjithmonë, më pak gjegjur
Zjarrthin shtrëngon ç’urët, në buzët e mi
O freskia ime, nga gjithë pyjet djegur
Pasion, vështrimegërin, tashmë, bërë hi!

Teh, që tani, një mall e ka shuar
Jetë, që në ç’gjëndër, është kotur tashmë?
Mosfarë ngjyrë all, në mjegullën truar
një ag, vesë-ndritur, kalërova dhe më?…

Zhbërja errëtisë, ngadalë na shpërndan
Gjethe ngjyrë okër, të panjës, likenishtet…
Qoftë e bekuar, tek lulon, anë e mbanë
Mbi tokë dhe njëherë, më parë, se të vyshket.

 

Dhe pse, nuk më do

Edhe pse, s’më do, tek unë vjen, përsëri
Me dy sytë e mbyllur, ndjesive thërritur
Tek duart rrëshqet, mbi supet e mi
Nga plagë hedonie këlthet. lebetitur…

I të ëmblit trisht, pusi, është zbrazur
Udhë dashurie përshkuam, tërkuzë
Më thuaj, tani, kujt ledha ke falur?
Sa duar mban mend? Të gojës, sa buzë?

E di mirë, si trupa kaluan, të gjithë
Pa prekur, askush, zemrën tuaj…
Je ulur shumë gjunjsh, këtë bëre rrit
Kur mbrëmjen ju blenë, një nate, të huaj.

Më falje një puthje, por ish e gënjeshtër
Paskeshit dhe ju, një ëndër të fshehtë…
Ndoshta, pak të desha dhe kjo gërryen eshtër
Tek notoj ëmbëlsisht në të djeshmen e mefshtë.

Zjarrmia që ndjemë, kursesi s’ish’ fatale
E lehtë lidhja jonë, e temperamentë
Ashtu siç janë lidhjet, në skemë integrale
Dhe ndarja, një buzëqesheje e qetë do të jetë.

Dhe ti, rrugën tënde, mandej do të përzgjedhësh
Të shpërndash në askund, mosmirënjohëset ditë
Mos prek, veç ata… Ata s’do të zgjedhësh
Që trupin mban pastër e verë, s’ju panë sytë!

Dhe kur ti, me një tjetër, bashklagjasin tim
Do të shkosh, llomotisë së kot, në mesvapë
Ndoshta, para teje, do të dal, për vitrinë…
Dhe rastësisht, të dy, të shihemi prapë.

Kur tu qasa, si ndalën, fjalët marrë ere
U pamë buzëqeshur, zemrat ndezur prrush
Më the: “Mirëmbrëma!” me heshti pranvere
Të thash: “Mirëmbrëma – zonjush!”

Kurgjë s’e prek shpirtin, ndaj mbetet i vlerë
Kur dridhma e mbërthen, thellë në gji
Kush, prej Dahurisë, morri uratën, një herë
Nuk ka si të mos ndjejë, të saj energji!

 


Shqipëroi: Vasil Çuklla

One thought on “Poezi nga Sergei Esenin / Përktheu në shqip Vasil Çuklla

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s