Përherë me të / Skicë nga Edmond Llaçi

 

Përherë me të
 
 
Skicë nga Edmond Llaçi
 
Nuk i u nda ai pështjellim i frikshëm që nga ikja e të shoqes. Duke vepruar aty midis gjoksit dhe stomakut, një forcë e pakuptueshme, gati duke i bllokuar frymëmarjen po e tërhiqte fuqishëm për -brenda tij. Më tepër se trupin, ndjente shpirtin t’i rrëshqiste me shpejtësi brenda asaj grope të errët e të pafund. Një ulërimë e palëshuar në zë po i buçi-ste dhe duk-duku i tëmthave po i rrihte vazhdi-misht që nga çasti tek e pa të shtrirë përbrenda asaj kutie të mallkuar.
Gjithçka mbaroi shumë shpejt. Pasi përshë-ndeti edhe djalin e tij, njeriun e vetëm që e lidhte me të, i cili u përpoq ta mirrte me vete, atje ku jetonte jashtë shtetit, u ul i vetmuar diku në sallon. Mes dhimbjes së madhe mendoi se të gjitha ato vite që kishte kaluar me të, ishin veçse një gënjeshtër e madhe. Përse ti ikte pa pritur?! Përse duhej të pushonte së rrahuri zemra e saj?! Dhe ai pështjellim i frikshëm e ri ngacmonte. Po në të njëjtën kohë, instikti ose më saktë dëshira për të kujtuar atë kohë, i thoshnin se ajo ndodhej akoma aty. Buzëqeshi. Nuk bëri as edhe më të voglën lëvizje por vetëm buzëqeshi. Përbrenda tij, ideja e ekzistencës e mosekzistencës së saj, i zinin vendin njera tjetrës në sekuenca të shpejta filmike. Dhe ja, e kishte aty përpara. Nuk guxoi ta prishte imazhin. Ja. Në ato çaste ndjesia e pranisë së saj ishte shumë e madhe. Për të, ajo ndodhej akoma në shtëpi.
U ngrit duke mos guxuar të hidhte sytë përreth. Nga fotografitë e shumta të vendosura kudo, ndjeu ta ndiqte shikimi i saj. Herë i ngurtë-suar si në të zbehtë, e herë i qeshur me shkëlqimin e bukur në to.
…Dhe si gjithmonë, duke u kthyer në kujtimet e tij, biseduan për një kohë të gjatë me njëri tjetrin. Për djalin e tyre që jetonte e punonte në shtetin fqinj. Për vajzën e vogël të tij. Iu kujtua shprehja e saj kur i tha: “Sikur i tërheq nga flokët, aq shpejt rriten vajzat”. Pas të gjitha atyre, do të shkonte i pari në shtrat, pa u përpjekur ta zinte gjumi. Duhej ta priste. Cepi i jorganit, nga ana ku pat fjetur gjatë gjithë viteve të martesës, ishte i përthyer, gati për të…
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s