PESHORJA E SHPIRTIT / Poezi nga Miltiadh Davidhi

Poezi nga Miltiadh Davidhi

 

PESHORJA E SHPIRTIT

Si çdo njeri dhe unë
E kam një peshore
Në shpirt.
Patjetër që dhe Ju,
E keni një të tillë.

***
Formën dhe përmasat që ka,
Ngjyrën dhe bukurinë,vendin ku rri,
S’ia kam parë kurrë,
Por në saktësinë e saj besoj,
Dhe pse në njerëz të ndryshëm
Asnjëherë ato s’janë njësoj.

***
Me të peshoj ëndrrën
E zhgënjimet e ëndrrës,
Natën dhe ditën në sy,
Kënaqësinë dhe vetminë
E durëve plot me dritë e bosh,
Të mirën dhe të keqen
E të bukurës.

***
Peshoj kohën në ikje e ajrin që thithë
Lumturinë në verë
Dhe pikëllimin e thellë
Të diellit në dimër,
Si dhe këngën e trishtimit
Të një reje pa ëndrra,
Në një sqep zogu.

***
E padukshme peshorja,
Të padukshme dhe mendimet
E ndjenjat që ajo peshon,
E herë buzëqesh,e herë loton
Me trishtim,
Sa herë që anohet në njërën anë,
A në anën tjetër të dominimit
Të ndjenjës e vendimit tim.

***
Kaq e vogël, e peshon
Një glob të tërë,me male e dete,
Me njerëz e qytete,
Me përrenj e lumenj gjaku,
Që ndodhen brënda meje,

***
E unë eci pa e kuptuar
Që ajo më peshon mirë,
Mua dhe gjithçka rreth meje,
Në çdo hap që hedh,
Ashtu siç ma merr mëndja
E ma dikton historia,
Ngjarjet e zakonshme,
A me flakë rrufeje.

***
Ndihem i pafuqishëm ndaj
Gjykimit të saj në këtë jetë,
Ndaj gjithmonë
Bëj kujdes,
Mos më anohet nga gabimet
E shkakton në shpirt tërmet.

***
Me atë të peshova dhe ty
Atë mëngjes të bukur që u tret si vesa,
E sot peshoj lumturinë
Në sytë e fëmijëve të bërë gjyshër
Me plot nipër e mbesa.

Dt.14.09.2015.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s