Poezi nga Vladimir Muça

Poezi nga Vladimir Muça

 

U KTHEVA MALE TË VENDLINDJES

Ju male të vendlindjes,
Të pa lëvizshëm halorë,
Si trupi im mëkuar burimëve,
Veshur me pisazhe kristalorë;
Mbuluar me brucën e bariut,
Zhytur mbrëmjeve të ngrysura,
Qullur prej lotësh e shiut.

Ju lashë të madhërishëm
Si zemra e shoqes bareshë,
Rojtarë kujtimesh lënë pas,
Mes horizontëve kuqëluar,
Të vendit atllas,
Gurë shtigjesh toponime,
Shtrojerë në ditët e përditëshme.

Ju lashë male
Mes një flladi erënxehtë,
Ditëve të zymta të papunësisë,
Pa gunën tënde u enda shtigjëve të botës,
Pa shtrojerën tënde
I pa gjumë.

U ktheva male të vendlindjes!…
Në gjirin tuaj për tu mikluar,
Të rrugëtoj ku nuk mund të ecja,
Të puth çdo truall
Ku nuk mund të buzëqeshja.

 

HESHTJA VRASËSE

Në anë të arës,
Pushtuar nga idhësi e mugastrave,
Dt-54 rrin në heshtjen vrasëse.
Ndryshkun mbi te askush s’e shikon,
Veç shterpësi e tokës
Me ditët e braktisura,
Makabre.

 

JETË E DYSHUAR

E shreu epshin në shtrat Prekusti,
U vesh ngutshëm me shikim mbi re;
Në rrugë doli si askushi,
Me nocion gënjeshtre,me tjetër shpifje.

Fshehtaz shkoi në “punë”
Mërzia në familje gjithçka tradhton,
Shikimi zhgënjyes tretet në rrugë,
Hija shtrojerës shpirtërat mundon.

Pa dlirësi zu fill “jetë”e tyre,
Shkujdesur në jetë si nëpër ëndërra,
Në çastet e saja prej ere
Fillin e jetës s’e gjeta.

11 Mars 2020

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s