Poezi nga Kostandin KAVAFI
Një natë…
Dhoma ishte e varfër dhe e mjerueshme,
fshehur lart mbi tavernën e dyshuar.
Nga dritarja dukej rrugica,
E papastër dhe e ngushtë.
Nga poshtë vinin zëra të disa punëtorëve
që luanin letra dhe që argëtoheshin.
Dhe atje, në popullaritet, krevati im modest…
Unë kisha” trupin e dashurisë, kisha buzët,
gëzimet e mia të këndshme, sensualet e dehura,
të trëndafiltat e një dehjeje të tillë, ku edhe tani,
që unë shkruaj, pas kaq shumë vitesh!
Në mes të shtëpisë së vetmuar, po dehem përsëri…?…
Përktheu Irina Hysi
Art Irina Hysi