Poezi nga Nora Halili

Poezi nga Nora Halili
 
 
KAM PRITË
 
Kam pritë …
nga ato pritje legjendash,
që deri n’ palcë therin.
Një ndjesë, shpirtin ta zbuste.
 
Kam pritë…
Më të madhen plagë ta mbyllje.
Nën zë të përshpërisje,
çfarë shpirti kishte uri.
 
Kam pritë….
pa dashur, pa ditur,
se në udhëkryq kishe humbur,
më të shtrenjtën që të kisha dhënë…
 
 
 
JETË S’I DHAMË…
 
E di…?
Çdo mëngjes më prekë fytyrën,
të dridhen mbi lëkurë gishtërinjtë.
Mbi shpatulla buzë rrëshqet,
frymën këmbejmë mes dihatjesh,
Harrohemi ….
 
Në mbrëmje shikimet puthen,
me heshtjen bëjmë pakt,
aromë e afshit shpirtin deh…
Përpelitem në dallgët e dashurisë,
natës i bëhem kurban.
 
Mbetemi mes agut dhe muzgut,
endacakë në udhëkryqe të fatit…
Frikra dhe dëshira shtyhen,
kyçim në thellesitë të shpirtit ,
çfarë dot jetë s’i dhamë …
 
 
 
DITAR ZEMRE…
 
” Të dua”
Këto copëza poezish do ti shkruaj,
Të betohem.
 
” I yti do jem gjer në vdekje”
Këtë hymen dashurie do ta shkruaj.
Të betohem.
 
“I verber pa ty do jem në jetë”
Këtë vajë do ta shkruaj.
Të betohem!
Në ditarin e zemrës do ti shkruaj,
për të mbetur vetem ditar.
Të betohem…!!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s