Konkursi letrar “Alternativa 2020” / Eltona Lakuriqi – Drejtoresha e revistës “Alternativa”

Konkursi letrar “Alternativa 2020”
 
Revista “Alternativa” shpall konkursin letrar “Alternativa 2020”.
Punimet duhet të dërgohen në adresën:
eltona.tona12345@outlook.com
brenda datës 25 nëntor 2020.
 
Pjesëmarrja është e lirë. Autorët nuk kanë asnjë detyrim financiar për pjesëmarrjen në këtë konkurs.
Mund të marrin pjesë të gjithë autorët qe kanë mbushur 18 vjeç deri më 25 nëntor 2020.
Poezitë duhet të jenë të pabotuara dhe nuk duhet të botohen deri në shpalljen e fituesve të konkursit.
Poezitë nuk duhet të jenë të botuara më parë në versionin e shtypur: libra, antologji, revista, gazeta, përmbledhje etj. Nuk duhet të jenë të botuara as në botime online: gazeta, revista, facebook, blogje etj. Poezitë duhet të jenë në gjuhën letrare. Nuk pranohen poezi në dialekt dhe në gjuhë të huaj.
Poezitë duhet të dërgohen në word dhe nuk duhet të jenë më të gjata se 25 vargje.
Çdo pjesëmarrës duhet të nisë një CV të shkurtër (maksimumi 20 rreshta) të pajisur me një fotografi të tijën në një faqe dokument A4.
Brenda muajit nëntor çdo pjesëmarrës do të njoftohet në adresën e postës së tij elektronike për marrjen e materialit të paraqitur në konkurs.
Poezitë e dhjetë autorëve finalistë do të botohen në revistën “Alternativa”.
Fituesit, fituesi i çmimit të parë, fituesit e çmimit të dytë dhe fituesit e çmimit të tretë do të marrin çertifikatën e çmimit së bashku me numrin e revistës “Alternativa” ku do të botohen poezitë me të cilat janë paraqitur në konkurs.
Pjesëmarrësit do të njoftohen për emrat e dhjetë autorëve finalistë brenda datës 25 dhjetor 2020 në adresën e tyre të postës elektronike.
Pjesëmarrësit do të njoftohen për emrat e fituesve të çmimit të parë, të dytë dhe të tretë brenda muajit janar 2021 në adresën e tyre të postës elektronike.
 
 
 
Eltona Lakuriqi
Drejtoresha e revistës “Alternativa”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s