Poezi nga Kolec P. Traboini
NJERËZIT DHE DRURËT
Ashtu si jo të gjithë të duan
ashtu dhe jo të gjithë të urrejnë
qëndrimi në mosdashje – i mundimshem
akoma më vrasës qendrimi ne mes
vetmia – trishtimi i drurëve pa gjeth
për njerëz që kanë humbur lumturinë
vjen acari e dimri shpirtin krejt t’a zhvesh
por nuk humbet shpresa t’i gjesh në tjetër stinë
… edhe drurët edhe njerëzit:
gjethet, lulet dhe dashurinë!
gusht 2011